Connect with us

Bota

SHBA SI ROJE PLAZHI/ TRUMP: DUHET TE PAGUANI

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara tani do të jenë s”Rojtarët e Ngushticës së Hormuzit” dhe se do të aplikojnë një tarifë prej 20% mbi të gjitha ngarkesat që transportohen përmes saj, si kompensim për kostot e sigurimit dhe mbrojtjes së lundrimit në rajon…

Ai u shpreh se administrata e tij do të rivendosë bllokadën ndaj Iranit dhe se SHBA do të marrë përsipër garantimin e sigurisë në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare më të rëndësishme për tregtinë globale të naftës.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur, me ose pa Iranin, duke shtuar se bllokada do të synojë vetëm anijet dhe klientët e Iranit.

“Të gjitha vendet e tjera do të kenë përdorim të drejtë dhe të hapur të Ngushticës. SHBA-të do të njihen si “ROJTËSIT E NGUSHTICËS SË HORMUZIT”, por si të tilla do të rimbursohen, me një normë prej 20% mbi të gjitha ngarkesat e transportuara, për çdo kosto të nevojshme për të kryer punën e ofrimit të sigurisë dhe mbrojtjes në këtë pjesë shumë të paqëndrueshme të botës. Procesi do të fillojnë menjëherë” – ka theksuar presidenti Trump.

Advertisement