Connect with us

Aktualitet

45 ditë revoltë në Tiranë/ Protesta nuk ndalet, kërkohet dorëheqja e klasës politike

Kjo e martë shënon ditën 45-të të protestës në Tiranë, teksa tashmë kanë njoftuar se nuk tërhiqen deri në shtator.

Protestuesit kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas pritet të marshojnë dhe vendosen përpara Kryeministrisë.

Për herë të parë, një ditë më parë, organizatorët e protestës sqaruan edhe kërkesën e tyre për dorëheqjen e klasës politike dhe krijimin e një qeverie teknike.

Dje u bë thirrje që protesta e 45 të zhvendoset në Bruksel, teksa aty po zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Evropian, ku vendi ynë nis mbylljen e grup-kapitujve negociues të anëtarësimit.

Pas fjalimeve para godinës qeveritare, protestuesit pritet të zhvillojnë marshimin e përnatshëm në rrugët kryesore të kryeqytetit, me flamujt kombëtar në duar dhe thirrjet për dorëheqjen e politikës.

Advertisement