Politike
20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, sinjalizim në kohë reale për incidente
20 shkollat më të frekuentuara në Tiranë janë pajisur me kamera inteligjente në kuadër të projektit Smart City. 600 kamera janë instaluar në total që do të iofrojnë më shumë siguri për rreth 14 mijë nxënës. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Brendshëm dhe ministrja e Arsimit, inspektuan Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit Smart City.
“Bën bashkë 3 komponentë, siguria rrugore, publike dhe në shkolla. Nga sot jemi gati për vitin e ardhshëm shkollor për të garantuar se gjithçka po bëhet në zbatim të ligjit duke adresuar dhe problematikat e prindërve.
“Persona të paautorizuar futen me me sende të ndaluara apo sjellje të rrezikshme, Programi me inteligjence artificiale është programuar ti detektoje dhe ti paralajmëroje në kohë reale. Informacioni nga 20 shkolla të Tiranës vjen në qendër dhe shkëput ato imazhe që përbëjnë rrezik dhe sinjalizojnë menjëherë të policia e shtetit”, tha Besfort Lamallari.
Do të jenë kamera vetëm në mjediset publike, korridore, hapësirat e mëdha që do jenë parandaluese në sinjalet që japin. Edhe sot është pjesë e infrastrukturës pajisja me kamera. Por kamerat që kemi, kur ndodh incidenti thërrasim policinë dhe hapen kamerat për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, kamerat inteligjente na tregojnë para ku mund të ketë rrezik potencial për një incident apo tension, për të ndërhyrë edhe vetë shkolla me mjete komunikimi”, tha Mirela Kumbaro.
Në përputhje me prioritetet strategjike të Qeverisë Shqiptare për dixhitalizimin e shërbimeve publike, inovacionin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në funksion të sigurisë publike, projekti kombëtar “Smart City” synon krijimin e një sistemi të integruar për monitorimin dhe menaxhimin inteligjent të sigurisë në shkolla, sigurisë në vende publike dhe trafikut rrugor,