Connect with us

Kronike

VRET ISH VJEHRRIN NE FIER, AUTORI NE ARRATI

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në fshatin Vidhisht, në Roskovec.

Sipas Policisë, një 35-vjeçaar, i indentifikuar si Refit Buzi, dyshohet se ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën Belere Plaka, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas ngjarjes autori është larguar me një automjet së bashku me ish-bashkëshorten 24-vjeçare Rozalina Plaka, duke marrë me vete edhe armën e gjahut, me të cilën ka qëlluar

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e 35-vjeçarit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë RENEA është nisur drejt Roskovecit për lokalizimin dhe kapjen e autorit

Nipi i viktimës ka rrëfyer momentet e para të ngjarjes, duke thënë se u zgjua nga zhurma e të shtënave dhe se familja kishte qenë në dijeni të konflikteve të vazhdueshme mes autorit të dyshuar dhe ish-bashkëshortes së tij.

“Dëgjova krisma rreth orës 05:00 të mëngjesit. Ishim të gjithë në gjumë. U zgjova dhe dola në ballkon, dëgjova zhurmë nga shtëpia e xhaxhait. Pastaj dëgjova krismën e dytë. I rashë policisë, por nuk e hapte telefonin. Kjo ngjarje ishte e paralajmëruar. Personi në fjalë është kapur disa herë, policia e kapte, prokuroria e nxirrte dhe ja sot ndodhi kjo ngjarje e rëndë”, u shpreh ai.

Sipas tij, bashkëshortja e viktimës ndodhet në spital, ndërsa autori i dyshuar është larguar duke marrë me vete dhe ish-bashkëshorten e tij 24-vjeçare.

“Nusja e xhaxhait është në spital, nuk e dimë si është gjendja. Ka rrëmbyer edhe çupën, është 24 vjeçe. Kanë ndodhur konflikte, kemi qenë në dijeni për shkak të vajzës. Kanë qenë të lidhur, janë ndarë dhe sot erdhi kjo situatë. Ai ka shkuar edhe në Tiranë dhe e ka kërcënuar vajzën. Policia e ka marrë disa herë, por e kanë nxjerrë”, deklaroi nipi i viktimës.

E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe

Vëllai i 58-vjeçarit Kosta Plaka, i cili mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë gjahu nga ish-dhëndri i familjes, Refit Buzi, ka rrëfyer detaje tronditëse nga ngjarja e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit. Sipas tij, autori jo vetëm që ekzekutoi ish-vjehrrin, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe më pas rrëmbeu ish-të fejuarën, por prej kohësh kishte paralajmëruar se do të kryente krimin nëse ajo nuk rikthehej tek ai.

Familjari i viktimës tha se të afërmit nuk mundën të ndërhynin për t’i ardhur në ndihmë, pasi autori ishte i armatosur dhe kërcënonte se do të vriste këdo që do t’i afrohej. Ai shtoi se 35-vjeçari kishte pasur disa përplasje me policinë për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme ndaj vajzës dhe familjes së saj, ndërsa ndodhej edhe në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

“Dëgjuam vetëm zhurmë dhe që bërtisnin brenda. Ne nuk mund të hynim sepse nuk kishim armë. Ai thoshte: ‘Ejani se do t’ju vras të gjithëve’. Policia ka ardhur pas një ore. E mori djali në telefon. Autori ishte i armatosur. Doli nga dritarja, nga pjesa e pasme e shtëpisë, sepse e kishte lënë aty makinën. Mori dhe çupën me vete dhe iku. Vajza qëndronte këtu.

Kishin vite të fejuar, por kishin probleme. Ka shkuar 3 herë në polici, është arrestuar. Shkoi në Tiranë para disa muajsh me armë lodër dhe e futën brenda. Këtu ishte në arrest shtëpie, kërcënonte gjithmonë. I thoshte vajzës: ‘Ti do të vish tek mua, pa mua ti nuk e bën dot jetën. Do t’iu vras të gjithëve’. Bënte shantazhe. Kjo ishte një vrasje e paramenduar.”, deklaroi ai.

E rëndë në Roskovec/ 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në fshatin Vidhisht, Roskovec, dyshohet se shtetasi R. B., 35 vjeç, ka vrarë me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, shtetasin K. P., 58 vjeç, si dhe ka plagosur ish-vjehrrën e tij, shtetasen B. P., rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje për kapjen e autorit të dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet, së bashku me ish-bashkëshorten e tij, shtetasen R. P., duke marrë me vete edhe armën e gjahut.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

1784875396_nertilbuzi.png

Advertisement