Politike
Tragjedia me tre viktima/ Begaj: Jam thellësisht i pikëlluar, ngushëllimi familjes
Presidenti i republikës Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë në Postribë të Shkodrës, ku humbën jetën nëna 24-vjeçare me dy fëmijët e saj të mitur.
Në një mesazh publik, kreu i shtetit shpreh ngushëllimet e thella për familjen e viktimave.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domën të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave. Mendimet e mia janë me ta në këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe”, shprehet Begaj.