Politike
“Duhet bërë tani”/ Braçe thirrje Ramës: Hiqni taksën e qarkullimit nga nafta
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, në një video në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës. Sipas Braçes, kjo taksë është vendosur nga qeveria e PD-së në kohën kur vendi nuk kishte qëndrueshmëri të ekonomisë.
Më tej, deputeti socialist shton se eliminimi i kësaj takse do të bënte që të ulej çmimi i hidrokarbureve dhe i produkteve të tjera.
“E kam fjalen per TAKSEN E QARKULLIMIT qe ne e mbledhim per cdo liter karburant te paguar; cmimi i rritur i karburanteve, ka patur ndikim te qarte e te qendrueshem ne inflacionin e ketij viti.
NDIKUAR EDHE NGA QENDRUESHMERIA E RRITJES SE TE ARDHURAVE, TANI ESHTE KOHA QE KETE TAKSE TA HEQIM NGA CMIMI I KARBURANTEVE.”, thekson ai në postimin e tij.
Po ashtu, Braçe nënvizon në postimin e tij se heqja e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës do të luftonte kontrabandën.
Postimi i plotë:
TE HEQIM TAKSEN E QARKULLIMIT NGA
PRODUKTET ENERGJITIKE-KARBURANTET!
TE MOS LEJOJME QE INFLACIONI I HIDROKARBUREVE TE KTHEHET NE INFLACION STRUKTUROR!
Ministri i Financave dha sot shifra te rendesishme te
TE ARDHURAVE-TE HYRAVE PUBLIKE;
Ato deshmojne punen e bere, formalizimin dhe mbledhjen me te mire te detyrimeve fiskale ligjore.
Por mbi te gjitha, deshmojne;
JO THJESHTE QENDRUESHMERI TE TE ARDHURAVE PUBLIKE, POR RRITJE TE QENDRUESHME TE TYRE!
Shumica e kesaj rritjeje ne tre vitet e fundit, nuk vjen nga cmimi i produkteve energjitike-nafte, benzine, gas, energji elektrike dhe ky eshte nje avantazh.
KJO QENDRUESHMERI FISKALE NA LEJON TE KORRIGJOJME INSTRUMENTA TE MBLEDHJES SE TE ARDHURAVE FISKALE QE KANE PATUR NDIKIM MBI CMIME QE KANE QENE NE RRITJE KETE VIT APO NE CDO KRIZE TE VITEVE TE FUNDIT!
E kam fjalen per TAKSEN E QARKULLIMIT qe ne e mbledhim per cdo liter karburant te paguar; cmimi i rritur i karburanteve, ka patur ndikim te qarte e te qendrueshem ne inflacionin e ketij viti.
NDIKUAR EDHE NGA QENDRUESHMERIA E RRITJES SE TE ARDHURAVE, TANI ESHTE KOHA QE KETE TAKSE TA HEQIM NGA CMIMI I KARBURANTEVE.
Jo vetem qe do kishte ndikim ne uljen e cmimit te tyre per konsumatorin, por do te kishte edhe dy efekte shtese:
I pari, DO NDIKONTE MBI KONTRABANDEN E KARBURANTEVE-POSACERISHT ME KOSOVEN DHE BRENDA VENDIT;
I dyti, DO ELEMINONTE TREGTINE ABUZIVE KUFITARE PER TE GJITHE ATA QE SHKOJNE NE MALIN E ZI, KOSOVE E MAQEDONI, PER TE BLERE KARBURANTE.
DUHET BERE TANI!