Politike
Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas rikthimit në SHBA, thotë se objektivi i tij kryesor politik mbetet largimi i Edi Ramës nga pushteti.
Berisha thotë se kthimi i tij i vërtetë që shënon një fitore ndaj asaj që e cilëson si një projekt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt kundër tij. Berisha tha se tani është larguar një pengesë serioze në marrëdhëniet e tij me SHBA-në, ndërsa Rama e kishte përdorur këtë çështje si një nga shtyllat kryesore të narrativës së saj politike.
“Jo, nuk ndjej ndonjë ndjej hakmarrje ndaj tyre. Pse? Të jemi të sinqertë dhe ju e rikujtoni, në mënyrë të përsëritur, njeriu që ishte marrë aktivisht me këtë çështje, u thoshte shqiptarëve se kjo nuk hiqet kurrë. Ju kujtohet besoj.
Sado që unë, ju, ose gazetarë ose dhe unë vetë u jepja shembuj që kjo është hequr, ajo insistonte se kjo s’hiqet kurrë. Tani këta njerëz që dëgjonin një ambasadore që përfaqësonte shtetin, e kishin të vështirë të mos besonin ambasadoren dhe jo të më besonin mua. Ata mund të lexonin. Problemi është se mund të lexonin dhe po të lexonin do të gjenin që është hequr, ajo më thonte.
Por ngaqë e merrnin të mirëqenë deklaratën e ambasadores, ata betoheshin. Madje u përpoqën të ulin dhe avionin për arsye shëndetësore që unë të mos arrija”, tha Berisha.
Kjo vizitë në SHBA sipas Berishës “ka përmbysur përfundimisht një projekt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt të cilët përdorën lidhjet e tyre me Sorosin për një vendim të tillë. Në këtë kuadër dhe vetë rruga që unë zgjodha për ta përballuar problemin, i lë në turp dhe i lë pa asnjë diskutim në panik. Sepse Edi Rama të gjithë vazhdimin dhe ëndrrën e pushtetit e kishte bazuar mbi këtë narrativë të një opozite që ka një kryetar që nuk shkon dot në Uashington.
Ajo u bë si një shtyllë kryesore e pushtetit të tyre. E bënë vetë ata, por e bënë shtyllë kryesore të pushtetit të tyre. Kur unë u thashë u ktheva, ata e morën si përgjysmë, por kthimi i vërtetë ndodhi tani, kur unë erdha këtu. Ky ishte kthimi i vërtetë. Dhe ata tani janë të tmerruar” – tha Berisha.