Thinking ...
Connect with us

Kronike

Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia pasi, duke drejtuar një ambulancë nën efektin e alkoolit, ka aksidentuar një të moshuar mbrëmjen e së premtes.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bibliotekës së qytetit.

Sipas të dhënave paraprake, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë kur është përplasur nga ambulanca.

Përplasja ka shkaktuar dëmtimin e të moshuarit, i cili është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Sipas informacioneve të para, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një situatë të pazakontë, pas aksidentit, vetë drejtuesi i ambulancës ka transportuar të dëmtuarin drejt spitalit.

Policia i ka kryer testin e alkoolit drejtuesit të ambulancës, 44-vjeçarit me inicialet E.Q., dhe rezultati ka konfirmuar se ai ishte nën efektin e alkoolit.

Pas veprimeve të para hetimore, 44-vjeçari është arrestuar dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe shkaktimin e aksidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

Advertisement