showbiz
Poem Blu bashkon Sarën dhe Ledri? Publikohet fotoja e ëmbël
Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bërë bashkë për një nga momentet më të rëndësishme në jetën e vajzës së tyre, Poem.
Pavarësisht se prej kohësh vijojnë jetën të ndarë, të dy kanë shoqëruar të voglën në ditën e saj të parë të shkollës, duke treguar se momentet e rëndësishme të saj mbeten një prioritet i përbashkët.
Në fotot e publikuara, Poem shfaqet e buzëqeshur dhe e emocionuar teksa nis një kapitull të ri, ndërsa përqafon të dy prindërit e saj.
Prania e Sarës dhe Ledrit krah vajzës ka tërhequr vëmendjen edhe për faktin se daljet e tyre së bashku janë të rralla pas ndarjes. Megjithatë, në ditë të veçanta për Poem, dyshja ka treguar se vazhdon të jetë e bashkuar në rolin e prindërve.
