showbiz
Serbia “sulmon” Granit Xhakën, Dua Lipën Rita Orën: Qëndruan pranë “kriminelëve” të UÇK-së
Reagimet e Granit Xhakës, Dua Lipës dhe Rita Orës pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë tërhequr vëmendjen e mediave serbe.
Futbollisti Granit Xhaka ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të shoqëruar me mesazhin: “Ata luftuan në tokën e tyre, për lirinë e atdheut të tyre. Liria ka një emër.”
Edhe këngëtaret me famë ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë ndarë në rrjetet sociale simbolikën e UÇK-së dhe mesazhin “Liria ka një emër”, duke shprehur mbështetje për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Reagimet e tre figurave shqiptare janë pasqyruar nga media të ndryshme në Serbi. Raportimet kanë përfshirë komentet e Xhakës, Lipës dhe Orës mbi vendimin e Hagës, ndërsa disa prej tyre kanë shoqëruar lajmet me etiketime të rënda ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Kjo ka rikthyer në vëmendje debatin publik rreth mënyrës se si interpretohet lufta e UÇK-së dhe vendimi i Gjykatës Speciale në Kosovë dhe Serbi.
