Thinking ...
Connect with us

Kronike

U vra me thikë nga bashkëshorti në sy të nipit, del fotoja e viktimës

Publikohet fotoja e Lumturie Patushit, 58-vjeçares që humbi jetën pasi u godit me thikë në banesën e saj. Për ngjarjen dyshohet bashkëshorti i saj, Hysni Patushi.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në banesën e çiftit, ndërsa 58-vjeçarja po kujdesej për dy nipërit e saj të mitur.

Ajo u godit me thikë në pjesën e gjoksit dhe, pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, ndërsa vijojnë verifikimet për rrethanat dhe motivin e saj.

Advertisement