Sport
PER HERE TE TRETE YAMAL FITON TROFEUN ‘KOPA’, VENDOS REKORD NE ‘TOPIN E ARTE’
Për herë të tretë radhazi Lamine Yamal është shpallur ‘Lojtari i ri më i mirë në Botë’ në ceremoninë e ‘Topit të Artë’.
Futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës u shpreh shumë i lumtur për çmimin ‘Kopa’, ndërsa është bërë futbollisti i parë në botë që në moshën 20-vjeçare përfshihet 3 herë në top-10 kandidatët për fitimin e ‘Topit të Artë’.
Për më tepër ai është ndër top-3 pretendentët për ta fituar këtë çmim bashkë me Kylian Mbappe dhe Harry Kane.
Pas Parisit, ceremonia prestigjioze e Topit të Artë zhvendoset për herë të parë në Londër, ku po mbahet prej orës 21:30 edicioni i 70-të i çmimit individual më të rëndësishëm në futbollin botëror. Në teatrin ‘London Palladium’, vëmendja do të përqendrohet te emri që do të pasojë Ousmane Dembele-n, fituesin e edicionit të kaluar. Londra është përzgjedhur si vendi organizator për të nderuar fituesin e parë të këtij trofeu, anglezin Stanley Mattheës, i cili e fitoi çmimin në vitin 1956.
‘France Football’ e organizon këtë edicion në bashkëpunim me UEFA-n dhe, përveç Topit të Artë për meshkuj dhe femra, do të ndahen edhe çmime për talentet e reja, portierët, trajnerët, klubet dhe sulmuesit më të mirë, si dhe çmimi ‘Socrates’.
30 kandidatët për Topin e Artë 2026
Lista përfundimtare e kandidatëve për çmimin e meshkujve përmban 30 futbollistë, mes tyre emra të njohur të futbollit europian dhe botëror. Në garë janë Lionel Messi dhe Rodri, fitues të mëparshëm të trofeut, si dhe Ousmane Dembele, i cili synon të mbrojë titullin.
Lista e plotë e kandidatëve:
- Jude Bellingham – Real Madrid
- Pau Cubarsí – Barcelona
- Marc Cucurella – Chelsea/Real Madrid
- Ousmane Dembélé – Paris Saint-Germain
- Luis Díaz – Bayern Munich
- Bruno Fernandes – Manchester United
- Gabriel – Arsenal
- Erling Haaland – Manchester City
- Achraf Hakimi – Paris Saint-Germain
- Harry Kane – Bayern Munich
- Khvicha Kvaratskhelia – Paris Saint-Germain
- Lamine Yamal – Barcelona
- Sadio Mané – Al-Nassr
- Marquinhos – Paris Saint-Germain
- Lautaro Martínez – Inter
- Kylian Mbappé – Real Madrid
- Nuno Mendes – Paris Saint-Germain
- Lionel Messi – Inter Miami
- João Neves – Paris Saint-Germain
- Michael Olise – Bayern Munich
- Willian Pacho – Paris Saint-Germain
- Julián Quiñones – Al-Qadsiah
- Declan Rice – Arsenal
- Rodri – Manchester City/Barcelona
- Fabián Ruiz – Paris Saint-Germain
- William Saliba – Arsenal
- Ferran Torres – Barcelona/Paris Saint-Germain
- Dayot Upamecano – Bayern Munich
- Vinícius Júnior – Real Madrid
- Vitinha – Paris Saint-Germain
