Kronike
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person brenda një lokali
Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para zyrtare për plagosjen me armë zjarri që ndodhi paraditen e kësaj të marte në fshatin Shtoj.
Sipas informacioneve paraprake, personi që mbeti i plagosur është Taulant Hoti, i cili u qëllua me armë zjarri në këmbë, jashtë ambienteve të një lokali.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, ndërsa autori i dyshuar nuk është identifikuar ende.
Pas plagosjes, Hoti u transportua drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.
“Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.”-njofton policia.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.
U qëllua nga një person me maskë, Taulant Hoti këngëtar në lokalin ku u plagos
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja me armë zjarri e ndodhur paraditen e kësaj të marte në fshatin Shtoj të Shkodrës, ku mbeti i plagosur Taulant Hoti.
Mësohet se Hoti është këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja. Në momentin e sulmit, ai ishte ulur duke pirë kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar iu afrua dhe e qëlloi me armë zjarri nga pas shpine.
Sipas informacioneve paraprake, autori mbante një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, çka mund ta ketë vështirësuar identifikimin e tij.
Ende nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 10:40, në fshatin Shtoj, dyshohet se në ambientet e jashtme të një lokali, një shtetas ende i paidentifikuar ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasin T. H., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.