✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë

Erjon Vishkulli ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë, e cila ka bërë të mundur shpëtimin e syrit të tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas së cilës, ndërhyrja u krye me sukses nga profesori Stanislao Rizzon.

Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se qeveria shqiptare ka miratuar mbështetje financiare për Erjonin, për ta ndihmuar në rrugëtimin e tij të mëtejshëm drejt rikuperimit.

“Përtej dijes dhe aftësisë profesionale, është pikërisht kjo anë njerëzore, bashkimi i forcave te humanizmi që i bën kaq të veçanta këto situata”, thuhet në mesazhin e publikuar.

Suksesi i operacionit përbën një lajm të rëndësishëm për Erjonin dhe familjen e tij, megjithatë, siç theksohet në njoftim, rrugëtimi drejt rikthimit të shikimit do të vijojë me durim dhe besim.

 

 

Advertisement