✦
Thinking ...
Connect with us

Bota

Rëndohet bilanci nga aksidenti i trenave në Spanjë, arrin në 64 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për të mbijetuar

Është rënduar ndjeshëm bilanci i aksidentit hekurudhor në Spanjë.

Të paktën 64 persona raportohen të vdekur nga përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në provincën Toledo, rreth 130 kilometra në jug të Madridit. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 09:00, në afërsi të Urda-s, në linjën hekurudhore Madrid–Sevilje. Një tren i kompanisë shtetërore Renfe goditi nga pas një tren të operatorit privat Iryo, i cili ndodhej i ndaluar në shina.

Në të dy trenat udhëtonin gjithsej 544 pasagjerë. Treni i Renfe transportonte 397 persona, ndërsa ai i Iryo kishte në bord 147 pasagjerë, mes tyre edhe një foshnjë.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Hetuesit po verifikojnë sistemet e sigurisë dhe rrethanat në të cilat treni i Renfe përfundoi duke goditur nga pas trenin e ndaluar të Iryo. Kjo është tragjedia e dytë e madhe hekurudhore në Spanjë gjatë vitit 2026.

Në janar, një aksident pranë Adamuzit, në provincën Córdoba, u mori jetën 46 personave, duke ngritur shqetësime për sigurinë e rrjetit hekurudhor.

Spanja ka rrjetin e dytë më të madh në botë të trenave me shpejtësi të lartë, pas Kinës, me rreth 3,900 kilometra linja hekurudhore. Bilanci mbetet paraprak, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet në rrënojat e vagonëve dhe identifikimin e viktimave.

 

Advertisement