✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Aksident fatal në Durrës/ Humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi braktis makinën dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës, ku një 48-vjeçar ka humbur jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit, 39 vjeç, është larguar nga vendngjarja dhe po punohet për kapjen e tij.

Durrës/Informacion paraprak

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. L., 48 vjeç.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për kapjen e drejtuesit të mjetit.

 

Advertisement