Politike
Ambasadorja e BE në sy të Ramës kritikon dhunën e policisë ndaj studentëve: Dhuna nuk ka vend…
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në vend, duke theksuar se tubimet paqësore janë një e drejtë themelore demokratike, ndërsa dhuna nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë, pavarësisht se nga cila palë ushtrohet.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, këtë të enjte, ambasadorja vuri në dukje mungesën e dialogut mes palëve, duke kërkuar angazhim konkret për nisjen e komunikimit.
“Protestat paqësore janë një e drejtë demokratike, por jo dhuna. Dhuna nuk ka vend, nga kushdo që vjen. Ajo që mungon sot është dialogu dhe palët, pa përjashtim, duhet të bëjnë përpjekje të vërteta për të filluar dialogun”, deklaroi Moreira de Sousa.
Ajo solli në vëmendje edhe protestat që zhvillohen në vendet europiane, duke theksuar se rëndësi ka identifikimi i problematikave që ngrenë qytetarët dhe gjetja e mënyrave për t’iu përgjigjur shqetësimeve të tyre.