✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

“T’u japim një drekë…”/ Ish-shefi i Policisë Shkencore i dërgonte me FOTO provat që i kapën në makinë Agasit

Një tjetër dyshim për dekonspirim të hetimeve del në dosjen e SPAK ndaj biznesmenit Ergys Agasi. Në qendër të këtij zhvillimi është Fatjon Kalluci, ish-shef i Laboratorit Shkencor në Institutin e Policisë Shkencore, i cili akuzohet se ka nxjerrë informacione konfidenciale mbi provat e sekuestruara në automjetin e Agasit.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, Kalluci ka mbajtur kontakte me biznesmenin dhe e ka informuar mbi materialet e gjetura në automjetin e tij tip “Land Rover Defender”, me targa GG 444 AA.

Në komunikimet e datave 3 dhe 4 gusht 2026, ish-zyrtari dyshohet se i ka dërguar Agasit, përmes aplikacionit “Signal”, fotografi të fletëve origjinale të aktit të ekspertimit të provave materiale. Bëhet fjalë për dokumente të sekuestruara në automjet, të cilat dyshohet se ngjasonin me raporte të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ishin dërguar për ekspertim, përfshirë edhe analizat e ADN-së.

Sipas dosjes, fotografitë janë përcjellë përpara se akti i ekspertimit të protokollohej zyrtarisht dhe t’i dërgohej SPAK-ut. Dokumenti rezulton të jetë regjistruar më 6 gusht 2026, me shkresën nr. 4358 të Institutit të Policisë Shkencore.

Përveç fotografive, Kalluci dyshohet se i ka dhënë Agasit edhe shpjegime mbi mënyrën e këqyrjes së automjetit dhe provave të sekuestruara, duke komentuar gjithashtu mundësinë që këto materiale të mos pranoheshin si prova në gjykatë.

Konkretisht në mesazhet që shkëmbejnë ndërmjet tyre personat nën hetim, Ergys Agasi dhe Fatjon Kalluci:

“Kur eshte bere kqyrja e defenderit gg444aa jo range vishnje

Keto kane qene brenda sipas ktyre

Photo

Keto ka pas vendime vete si prova kur ka ardh tek ne per ekspertim

Po besoj do kene mbajt ndonje procesverbal kur kane bere kqyrje te mjetit

Ok e kuptoj ajo pastaj e hedh posht me avokat nuk pranohen ne gjykat si prova pastaj

Photo

Kto jane te tjerat qejane gjet si objekte

Nje dosje plastike e sajo sr

***

Photo

Nuk e di vlla ca tethem se kqyrja seshte bere tek ne e kane bere vete ata

Ata na sollen keto prova te paketuara vetem per te bere ekzaminimin per te nxjer

gjurmet adnse ku  se si e dine ata

Po te shof nese gjej gje e te nis procesverbal

Missed voice call

Emo vlla si je?

O vlla, ore shife njeher vete mundesin nese ke ndonje verdall kto dite ti jap ndonje drek ktyre shokeve na haroj fare ai shoku.

O vlla

??Missed voice call

??Missed voice call

O vlla ca bere si tekam?

Sot do i kem per darke ne dr ata shoket”

Advertisement