✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Në gjendje të dehur përplasi për vdekje dy fëmijë në Durrës, Nikoll Radaçi përballet me gjykatën

Dërgohet për gjykim Nikoll Radaçi, 57-vjeçari i akuzuar për aksidentin tragjik të 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe u plagos një tjetër.

Nikoll Radaçi, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksidentin tragjik të 3 majit në Durrës, do të përballet me proces gjyqësor për ngjarjen ku humbën jetën dy të mitur, ndërsa një fëmijë tjetër mbeti i plagosur.

Dosja është dërguar në gjykatë me akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e dy personave. Seanca paraprake pritet të zhvillohet sot dhe do të mbahet me dyer të mbyllura.

Ndërkohë, për Radaçin është kërkuar pushimi i akuzës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Kërkesa bazohet në zbatimin e ligjit nr. 57/2026, “Për amnistinë”.

Aksidenti ndodhi më 3 maj në Durrës, kur automjeti i drejtuar nga Radaçi goditi dy fëmijë që ndodheshin në trotuar, duke u shkaktuar vdekjen. Gjykata do të shqyrtojë kërkesat e organit të akuzës në seancën paraprake dhe do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim.

Advertisement