Aktualitet
Ulet çmimi i naftës! Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja, ja sa do të kushtojë çmimi për litër
Bordi i Transparencës ka vendosur sot të ulë çmimin e naftës, e cila do të shitet jo më shumë se 208 lekë për litër. Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është caktuar 167 lekë për litër.
Sipas vendimit të Bordit, çmimi i naftës me shumicë do të jetë jo më shumë se 196 lekë për litër, ndërsa benzina me shumicë do të shitet jo më shumë se 155 lekë për litër.
Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sot, më 10 nëntor, në orën 13:45 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.
Bordi u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve të zbatojnë çmimet e përcaktuara, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të vendoset pezullimi i aktivitetit.