✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

MIRELA KUMBARO LARGOHET NGA QEVERIA/ TERMETI I RAMES TRONDIT NGA GJIRI I LALZIT

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, që do të mblidhet më 14 nëntor, pritet të sjellë një riorganizim të gjerë të strukturave drejtuese të mazhorancës, si në parti, ashtu edhe në qeveri.

Brenda radhëve të socialistëve dhe ne disa media qarkullojnë zëra se ndryshimet do të prekin drejtimin politik të shumicës së qarqeve, ku pritet të ketë lëvizje dhe emërime të reja. Paralelisht me riorganizimin partiak, në tryezën e Edi Ramës duket se është edhe rikonfigurimi i kabinetit qeveritar.

Sipas të njëjtave burime, një nga emrat që mund të largohet nga detyra është ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. Në vend të saj përflitet emërimi i zëvendëskryeministres aktuale, Albana Koçiu

Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë lëvizje, por emri i saj përmendet mes figurave që mund të preken nga ndryshimet e pritshme.

Nëse ky skenar materializohet, Asambleja e 14 nëntorit mund të shënojë një tjetër riformatim të kabinetit, në një kohë kur Rama po përgatit edhe strategjinë politike dhe elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme.

Vendimet përfundimtare pritet të bëhen të qarta pas mbledhjes së Asamblesë.

Advertisement