Politike
Berisha propozon modelin e Kosovës për reformën zgjedhore: Lista plotësisht të hapura
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD mbështet vendosjen e listave plotësisht të hapura në nivel kombëtar, në kuadër të reformës zgjedhore. Sipas tij, modeli i Kosovës është një alternativë që u jep qytetarëve mundësinë të shprehin preferencat e tyre për kandidatët.
Berisha theksoi se qëndrimi i PD-së për këtë çështje është i palëkundur, ndërsa propozoi që listat e hapura të shoqërohen me një prag zgjedhor prej 2% ose 3%, në varësi të marrëveshjes që mund të arrihet mes palëve politike.
Në një video të publikuar në Instagram, kreu i demokratëve u shpreh se ky model duhet të garantojë zgjedhjen e kandidatëve përmes preferencës së drejtpërdrejtë të votuesve.