Connect with us

Pinknews

Kate Middleton dhe Princi William Nisin Ditën Finale të Turit Mbretëror me Udhëtimin në Kështjellë!

Kate Middleton dhe Princi William vizituan Cardiff, kryeqyteti i Uellsit, të martën herët ndërsa vazhduan udhëtimin e tyre 1,250 milje nëpër Britani me bordin e Trenit Mbretëror.

Çifti fjetën  në shtretër të  ndarë, dhoma ndodhej në një anë mjaft të qetë midis Mançesterit dhe kufirit te Uellsit dhe Anglise në mënyrë që të mund të mbërrinin të freskët dhe të gatshëm për një tjetër ditë takimi dhe duke falënderuar ata që kanë ndihmuar komunitetet pergjate pandemisë.
Ata e kaluan mëngjesin duke u përqëndruar në mirëqenien e studentëve dhe sesi ata janë kujdesur per  shëndetin e tyre mendor ndërsa u përballën me sfidat unike të nëntë muajve të fundit.
William dhe Kate (kjo e fundit e veshur me një pallto festive të kuqe te Alexander McQueen) mbërritën në Kështjellën e Cardiffit pak para orës 9.30 të mëngjesit, duke ecur në një shteg të zbukuruar me figura të mëdha të Lizës në Botën e Cudirave dhe morën një pritje mjaft të gjallë nga banda Samba Galez. Duke shkuar mbi stendën me çokollatë të nxehtë midis një tregu mini-Krishtlindjesh, çifti u takua me disa studentë të Universitetit të Cardiff.
Duke lëvizur më tej, ata biseduan me një grup tjetër ndërsa piqnin marshmallows – William e dogji të tijin sepse ishte aq i angazhuar në bisedë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *