Connect with us

Politike

Belshi është modeli ynë i zhvillimit rural

Pas asfaltimit të rrugëve në 5 lagjet kryesore të Belshit, tani bashkia e është e fokusuar në sistemimin dhe asfaltimin e rrugëve të fshatrave. Janë asfaltuar rrugët në 12 fshatra, rreth 20 km rrugë gjithësej, ku përfitojnë rreth 11 mijë banorë ndërsa projekti do të vijojë edhe në fshatra të tjerë.

Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, deputeti Musa Ulqini dhe Kryetari i Bashkisë Arif Tafani ishin në fshatrat Turbull dhe Gjinuk ku inspektuan përfundimin e punimeve ndërsa biseduan edhe me banorët të cilët prej shumë kohësh i kërkonin këto investime.

“Belshi është modeli ynë i zhvillimit rural. Pas përfundimit të akseve kryesore, që janë arteria e zhvillimit të Belshit, tashmë jemi në fazën përfundimtare, atë të sistemimit dhe asfaltimit të rrugëve brenda fshatrave. Këto dy fshatra, që kanë përfunduar, janë pjesë e një projekti të madh që do të vazhdojë edhe në fshatra të tjerë, sepse qëllimi ynë është, që zhvillimi i agroturimit në zonën e Belshit, të bashkëshoqërohet edhe me vijimin e investimeve në çdo fshat.

Ne do të gjendemi pranë çdo fshati të Belshit sepse mendojmë që kjo zonë po merr një rëndësi përsa i përket zhvillimit të turizmit rural. Ftoj çdo shqiptar të vizitojë këtë destinacion të rëndësishëm turistik” u shpreh Balla.

Kryetari i Bashkisë tha se projekti nuk do të ndalet, por do të vijojë në çdo fshat të Belshit:

“Sapo kemi përfunduar asfaltimin e 800 m rrugë të brendshmë të fshatrave. Pas projektit të rikonstruksionit të Dumresë dhe pas përfundimit të segmentit rrugor Cerrik-Urë Vajgurore, bashkia po punon për zbatimin e projektit të sistemimit dhe asfaltimit të rrugëve të brendshme të fshatrave. Këtu jemi në Turbull dhe projekti vazhdon në disa fshatra të tjerë.”

Për banorët e fshtrave rruga nuk është vetëm një mundësi më e mirë lëvizje, por mundësi zhvillimi duke nisur nga dalja e produkteve bujqësore në treg më shpejt e me më pak kosto, e deri tek zhvillimi i agoturizmit, që duket se është një perspektivë e qartë për fshatrat e Dumresë.

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politike

“SPAK të hetojë Strukturën e PD… “/ Felaj akuza të forta ndaj opozitës: Rekrutuan kriminelë

Ermonela Felaj i është drejtuar me fjalë të ashpra opozitës sot në Kuvend. Teksa mbante në duar foton e autorit të vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, së bashku me anëtarë të PD në Strukturën e Mbrojtjes së Votës në 2021, ajo tha se është e turpshme që pas vrasjes në Fier, nuk pati asnjë reagim prej tyre dhe as distancim.

Felaj tha se SPAK duhet të hetojë, duke shtuar se ngritja e Strukturës së Mbrojtjes së Votës në PD në zgjedhjet e 2021, rekrutoi elementë kriminalë.

Më tej ajo u përplas me demokraten Jorida Tabaku, të cilës në cilësinë e drejtueses së seancës, i fiku mikrofonin duke i thënë se nuk ka të drejtë që të komentojë fjalën e saj.

“Këta njerëz janë përdorur nga politika në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, 2021. U krijuan të ashtëquajturat struktura e mbrojtjes së votës, për të cilën keni thënë se janë profesionist. Dhe unë e besoj këtë. Ngjarja që ndodhi në Elbasan, ajo që ndodhi në Fier, atëherë kjo tregon se në zgjedhjet e 2021, janë mobilizuar dhe rekrutuar elementë kriminalë. Kjo çështje që u ngrit si pretendim ka ngelur pa u hetuar sepse është marrë prokuroria jo kompetente.

Ftoj policinë kriminale, dhe s’ka nevojë të bëjë kallëzim, që t’i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave. Ti rikthehen atyre deputetëve që kanë preferuar që të kenë kontingjent kriminal pas vetes për të mbledhur votën, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do doja të kishte vëmendje dhe SPAK, sepse kjo nuk është lëndë për prokurorinë e Elbasanit, por për BKH dhe SPAK, dhe policinë kriminale.

Ne po i nxjerrim nga dera, ju po na i fusni nga dritarja kriminelët. Deputetë këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese, as nuk kanë ngushëlluar për humbjen e jetës së punonjësit të policë dhe as nuk u distancuan nga personi në fjalë, apo t’i bënin thirrje që të dorëzohej”, u shpreh ajo.

“Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin…”, tha Tabaku, por menjëherë iu fik mikrofoni.

“Uluni, s’keni të drejtë të komentoni fjalën e një kolegu tjetër. Më kërkuat fjalën për procedurë, ua dhashë. Jo nuk keni të drejtë ta komentoni fjalën time. Kur t’ju vij radha do ta merrni fjalën. Tu vij turp për kolegët tuaj. Ata që thoni që janë të ndershëm dhe i njohim për familjarë, por janë vetëm kriminelë të pashpirt. Ishte koha të ulnit kokën dhe të mos flisnit për këtë që keni bërë, dhe jo të reagoni”, tha Felaj.

Continue Reading

Politike

Caktohet data, ja kur Gjykata Kushtetuese shqyrton mandatin e Olta Xhaçkës

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 21 qershor çështjen e mandatit të deputetes së Partisë Socialiste, Olta Xhaçka.

Kuvendi i Shqipërisë vendosi më 11 prill vendosi të rrëzojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në këtë gjykatë interpretimin e mandatit të saj.

Mazhoranca mbajti për më shumë se një vit në sirtar vendimin për deputeten.

Xhaçka mbante detyrën e Ministres së Jashtme në kohën kur Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

 

 

Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflik interesi dhe se nuk kishte përfituar asnjë centimer tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik. Sipas saj, i vetmi përfitim nga ky status lidhej me kompaninë që në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin për sipërfaqen e plazhit para hotelit.

Në janar të vitit 2023, Kushtetuesja duke i dhënë përgjigje një padie të deputetëve të PD-së rrëzoi si antikushtetues vendimin e Kuvendit për të mos dërguar çështjen pranë kësaj gjykate dhe i kërkoi Kuvendit që të vendosë për të kundërtën.

Kushtetuta parashikon që asnjë deputet nuk mund të përfitojë të mira publike dhe se ai humbet mandatin në momentin që Gjykata Kushtetuese del në këtë përfundim.

Pas vendimit të Parlamenti, opozita e çoi sërish në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Xhaçkës.

Continue Reading

Politike

Bardhi dhe Gjekmarkaj seancë dëgjimore në Bundestag: Nga procesi i integrimit shqiptarët duhet të përfitojnë…

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe Nënkryetari i Kuvendit dhe Nënkryetar i PD Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani.

Ata kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane në Bundestag dhe më pas një takim të veçantë me Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane Z. Anton Hofreiter

Lajmin e ka bërë të ditur Bardhi në një postim në Facebook, ku thekson se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrim tek standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve.

Postimi i plotë:

 

 

Sot gjatë vizitës në Bundestag kishim mundësi të shkëmbenim pikëpamjet tona për procesin e integrimit europian në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane dhe më pas me Kyetarin e Komisionit për Çështje Europiane z. Anton Hofreiter.

Sëbashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrimin me standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të përkushtuar në shërbim të tyre, të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe më shumë mirëqenie dhe siguri.

Shteti ligjor, gjyqësori i pavarur, standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, lufta ndaj korrupsionit, situata politike në vend dhe opozita funksionale, ishin disa nga çështjet për të cilat diskutuam në seancën dëgjimore në Komision. Shqipëria, kandidate për anëtare në Bashkimin Europian, duhet të ndjek standardet e Gjermanisë, dhe jo standardet e Serbisë apo Gjeorgjisë.

Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë. Ndihma e vyer e partnerëve tanë gjerman, na bën besimplotë se shqiptarët nuk janë vetëm në përpjekjen e tyre për antarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Continue Reading

Politike

“Shqipërinë e Madhe mund ta mundë bota serbe”/ Rama i përgjigjet Vulin: Mbaj përgjegjësi

Kreu i qeverisë, Edi Rama, pas përfudnimit të Samitit në Mal të Zi në një konferencë me gazetarët shqiptarë ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Aleksandër Vulin.

Vulin komentoi vizitën e Ramës me shqiptarët që jetojnë në Athinë dhe tha se ky ishte promovim i Shqipërisë së Madhe.

“Shqipëria e madhe mund te ndalet vetëm nga serbet dhe bota serbe, por gjithashtu edhe nga greket; te dashurit greke mendoni për këtë”, tha Aleksandër Vulin zv/kryeministëri i Serbisë.

Ditën e sotme, kreu i qeverisë, Edi Rama lidhur me këtë deklaratë tha: Një njeri i mençur ka thënë se pas të 40 çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka, nëse e shikoni fytyrën e personit të cilit i referoheni, mendoj se s’ka nevojë për asnjë koment tjetër.

Ditën e djeshme, ministria e Jashtme thirr ambasadorin serb në Tiranë Slobodan Vukčević për t’i kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat e zëvendëskryeministrit Aleksandër Vulin rreth takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Ministria i përcolli diplomatit serb qëndrimin se Tirana zyrtare pret reflektim të menjëhershëm nga Beogradi zyrtar për këto deklarata të dëmshme dhe të përsëritura.

“Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë”, sqaroi në një njoftim për mediat ministria e jashtme.

Continue Reading

Politike

“Italia ha bukë veç”/ Rama zbulon nëse do të ketë marrëveshje me një shtet tjetër për emigrantët

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar nga Mali i Zi se nuk do të ketë një marrëveshje me shtet tjetër për emigrantët, si ajo me Italinë. Në një bashkëbisedim me gazetarët që po zhvillon atje Rama u shpreh se Britania e Madhe dhe vende të tjera kanë shprehur dëshirën për marrëveshje, por përgjigja e tij mbetet JO. Rama thotë se ua ka shpjeguar arsyet, dhe sipas tij “Italia ha bukë veç.”

“Është shprehur dëshira nga Britania e Madhe e disa vende të tjera, jo vetëm para dhe pas marrëveshjes me Italinë dhe përgjigjja ime ka qenë jo dhe mbetet Jo. Italia është histori tjeter dhe realitet tjetër në tablone e marrëdhënieve tona miqësore dhe ndërkombëtare. U kam shpjeguar arsyet pse Italia ha buk veç”,- tha Rama.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING