Connect with us

Bota

Zgjohet vullkani Etna, llavë dhe hi nën qiellin e Siçilisë

ITALI- Vullkani Etna është kthyer aktiv mbrëmjen e kaluar rreth orës 22:15 ku Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, raportoi një shpërthim nga krateri Jug-Lindor dhe një rrjedhje lave në anën Jugore.

Vullkani Siçilian kishte dhënë sinjale dje pasdite, kur kishin filluar disa dridhje të dyshimta, vonë në mbrëmje materiali i lavës filloi të dilte nga maja, e ndjekur nga shpërthime të forta dhe burime zjarri të dukshme gjithashtu nga Kalabria. Reja e zezë me hirin, e lëshuar nga shpërthimi i dhunshëm, është zhvendosur drejt qytetit të Catania. Drejtuesit e lartë të aeroportit Fontanarossa të Catania u detyrua të mbyllin dy sektorë të aeroportit i cili, për momentin, është ende funksional.

Aktiviteti vullkanik nga krateri jug-lindor i Etna-s u regjistrua për herë të parë në orën 21:20 dje dhe brenda gjysmë ore, intensiteti i shpërthimit u rrit nga mesatar në të lartë.

Krateri prodhoi burime lave deri në 100 metra të larta dhe një pendë hiri e dendur u ngrit në rreth 5 km lartësi, sipas Qendrës Këshillimore të Hirit Vullkanik Toulouse.

Gjithashtu janë raportuar reshje rëre në fshatra dhe qytete në jug të vullkanit Siçilian, zhurma të forta janë dëgjuar në Kalabri ndërsa tymi po shihej nga Catania.

Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë u regjistrua në shpatet e Etna para shpërthimit, por nuk dihet nëse ishte i lidhur me shpërthimin e mëtejshëm. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar gjithsej 17 tërmete.

Etna shpërthen shpesh për shkak të pozicionit të saj midis pllakave tektonike Afrikane dhe Euroaziatike, si dhe defektit midis mikroplatës Afrikane dhe Jon. Pllaka Jon është e anuar prapa – duke lejuar që hapësira për magmën e mantelit të ngjitet lart në sipërfaqe.

Shpërthimi më i ashpër i fundit i malit Etna ishte në 16 Mars 2017, kur 10 persona, përfshirë dhe një ekip gazetarësh të BBC-së u plagosën.

Etna konsiderohet, pas Kilauea në Hawaii , vullkani më aktiv në botë.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *