Bota
Zbulohet skandali në garën për kryeministër në Britani
Ndërkohë që gara për kreun e ri të konservatorëve dhe njëkohësish edhe kryeministrin e ri të Britanisë është në pikën e saj të nxehtë, një skandal është zbuluar në lidhje me kandidatin Rishi Sunak.
Fushata e tij duket se është e orkestruar deri në detaje, pasi personave që janë mbështetës të kandidaturës së tij, i ka vajtur një mesazh i gatshëm ku kërkohej të plotësohej ermi, vendbanimi dhe arsyeja se përse e mbështesnin zotin Sunak.
Në mesazh përfshiheshin edhe disa alternativa në lidhje me arsyen e mbështetjes, që përfshinte faktin që Sunak është i vetmi që mund të rindërtojë ekonominë, ka një plan për të mposhtur inflacionin dhe të mundë në zgjedhje laburistët.
“Emri im është… dhe jam nga… Arsyeja e se përse mbështes Rishi Sunak është sepse …(shkruani një arsye), ose
-Ai është i vetmi kandidat që do të rindërtojë ekonominë tonë në mënyrë që të ulen taksat.
– Është i vetmi kandidat që mund të mundë laburistët në zgjedhjet e përgjithshme
-Ai mund të mbrojë Brexit dhe do të dëgjojë zërin e qytetarëve
– Ai ka një plan për të mposhtur inflacionin”, shkruhet në script.
Ekipi i kundërshtares së tij, Liz Truss është treguar i ashpër me fushatën e ish- ministrit, pasi e kanë quajtur gjithçka të në fabrikuar, planifikuar dhe jo autentike.
Ndërkohë mbështetësit e Sunak pretendojnë se e njëjta gjë po bëhet edhe nga mbështetësit e kandidates Truss.
“Kam parë 12 mbështetës të zonjës Truss që të gjithë dërgonin të njëjtin mesazh mbështetjeje. Mbajeni hipokrizinë për vete”, u shpreh ai.