Connect with us

Aktualitet

“Blendi Klosi” Po ecim me ritme të shpejta drejt zhvillimit të mjedisit, kemi shumë punë për të bërë

Fjala e ministrit te mjedisit Blendi Klosi. Ne hotel Rogner, ne nje konference ku mori pjese Ambasadori i BE, Luigi Soreca, Ambasadorja e Suesise Hastad.

Tema: Menaxhimi i Integruar i mbetjeve te ngurta. Boshlleqet, sfidat dhe prespektivat ne rrugen e perafrimit me BE.
Fjala e plote e ministrit Klosi.
Këto takime shumë interesante mes partnerëve të BE-se dhë ne po megjithatë në këto kushte dhe nëpërmjet teknologjisë ne po e bëjmë këtë aktivitet on-line në komunikim me shumë ekspertë nga vende të ndryshme të rajonit vende të ndryshme të BE-së dhe mendoj se është gjithmonë koha të flasim me çfarë ndodh me menaxhimin e mbetjeve urbane në vend , çfarë ndodh me to, pandemia ka bllokuar shumë aspekte të jetës por dëshirën për të komunikuar asnjëhrë se ka kufizuar.
Prandaj të nderuar miq në emër të Minsitrisë së Turizmit dhe Mjedisit përgëzoj ekspertët që kanë përgatitur me shumë passion këtë aktivitet, por që në mënyrë apo në tjetrën duan të ma mbështesin për të kuptuar që një ndryshim në kuadër të dhe gjithë të tjerët në të njëjtat periudha në të njëjtat standard dhe kur flasim për mjedisn natyrën flasim për jetën e njerëzve gjithçka duhet të jetë brenda të nëjtave standard, prandaj në tre vjet kemi ndërmarrë një nisme operacionin clean and green 2020 padyshim nuk e kishim menduar se do të kishte një pandemic dhe një krizë kaq të madhe botërore por gjithë kemi menduar se do na duhet të flisnim për shumë aspekte për rregullimin e situatës së brendshme të vnedit tonë për të ndryshuar konceptet për të ndryshuar mekanizmat, për të forcuar insitucionet por në rradhë të parë për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe sot tre vjet më vonë natyrisht duhet të bënim një bisedë shumë të fortë se çfarë bëmë me operacionin clean and green. Po besoj se në këtë aspect ja kemi dalë. Sot debate mbi mjedisin edhe pse në kushte të pandemisë është debat që jeton çdo ditë në realitetin shqiptar . Ja dolëm në një mënyrë mbase në disa raste fort të bllokonim në disa raste shumë të rrezikshme të mjedisit shqiptar . Ja dolëm të kthejmë momente të trashëgimisë sonë të vjetër natyrore dhe historike që mali i Krujës dhe Mali i Tomorrit beteja të vërteta të frenimit të guroreve në Shqipëri, apo investimeve të industrisë të cilat shkaktojnë dëmtime të mëdha. Ja dolëm të flasim gjerë dhe gjatë për sa i përket trajtimit të mbetjeve urbane në vnedin tonë. A kemi qenë të sukseshshëm në realizimin e gjithë atyre çfarë kemi kërkuar të bëjmë. Padyshim ka shumë më tepër por ama unë them me bindjen se sot për mbetjet urbane dhe për mënyrën se si trajtohen këto mbetje në Shqipëri ka më shumë e shumë më shumë lëvizje shoqërore dhe kjo besoj është arritje e kësaj kohe . Kemi pasur shumë njerëz që nuk besonin se kishte një sitem të plotë dhe trajtimit të mbetjeve urbane dhe sot po t’I pyesësh thonë nuk kemi por ama kemi arritur që së bashku me partnerët tanë sidomos të BE i cili na ka ndihmuar në investime të qënësishme në infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve urbane të kemi një sistem të gatshëm dhe me një përpjekje më të fortë do të mundemi të menaxhojmë çdo mbetje urbane në vendin tonë. i kemi të gjitha përfundishmisht rajonet e mbetjeve urbane me landfillde të investuara dhe tani mbetet një detyrë shumë e madhe që në rast se nuk do të kishim situatën e pandemisë do të kishim një jetë normale të qytetit tonë dhe padyshim aksionet do të shkonin në nje përpjekje shumë të madhe për të shkuar drejt konsumatorit të fundit që kryesisht janë Bashkitë e vogla të cilat nuk mund të trajtojnë hapësirën dhe mjedisin në mënyrë të çregullt. Prandaj them që është një përpjekje në të nesërmen e saj por që duhet të vazhdojë ta coj aty ku duhet .

I nderuar Ambasador Soreka, i nderuar Ambasadore Hastad
Të nderuar partner të industrisë të turizmit dhe mjedisit

Kemi ardhur në një session shkencor për sa i përket problematikave të mbetjeve në Shqipëri. Shumë prej jush me siguri do të menaxhojnë faktin që menaxhimi i mbetjeve ësht ënjë nga detyrat e forta që Bashkimi Evropian ka vnedosur për çdo vend që kërkon të behet anëtarë. Ne kemi një diskutimt ë fortë me mbështetjen e Qeverisë suedeze në projektin Sane27 për të menaxhuar të gjithë kapiturj e legjislacionit shqiptar për të përafruar me legjislacionin e BE. Është …për me një numër kë konsideruar me kapituj, ndryshime ligjore, ligje që duhet ti përafrohen dhe të gjitha këto Ministria e Mjedisit jemi të gatshëm që të punojmë dhe të realizojmë çdo pikë të legjislacionit që duhet ndryshuar për t’u përafruar me BE. Po a mjafton që vetëm ndryshimet e ligjit të na sjellin një situatë më të pranueshme për mjedisin. Unë mendoj që jo. Prandaj ne përsëri unë bëjë thirrje për një aleancë të madhe që nuk mund të vijë vetëm me partner zyrtarë të minsitrisë por që duhet të vi shumë më tepër me profesoratin me trupën akademike, shoqërinë civile me njërëzit e fushës dhe padyshim pa asnjë më të voglin dyshim me komunitetin e biznesit, të cilin ne që e shoh që janë përfaqësuear dhe në takimin e sotëm dhe gjithmonë … në parneritet sidomos me qytetareët për bashkërendim me komunitetin dhe ecim me ata që prodhojmnë mbetje në Shqipëri. Për të vendosur mekanizma, sisteme të cilat BE ka vite që i implementon sisteme të cilat BE ka vite që i ka busull dhe i ka situate të panegociueshme që ai që i ndodh do të duhet të paguaj, që ai që i shkakton mbetjet do të duhet të ketë dhe përgjegjësinë e menaxhimit të këtyre mbetjeve dhe natyrisht duhet të kemi një sistem shumë të fortë në rregulla, ligje, zbatimi i këtyre ligjeve dhe penalitete. Ne kemi pasur problematika të mëdha por menaxhimi më i madh mund të shkoj te penalitetet dhe dakortësia që mbetjet urbane ësht ënjë krim mjedisor. E kemi futur si krim mjedisor te ndryshimet e fundit të Kodit Penal me mbështetjen që na ka ardhur nga mbështetja e projektit të BE. Një debat i madh i vjetër për të sjellë hedhjen e mbeturinavbe si ndjekje penale, por A ka vepruar ky në realiyet. Ky padyshim është një mangësi me të cilën ne duhet të diskutojmë dhe të flasim shumë herë. Duke përfituar nga fakti që në krah kam ambasadorin Soreca dhe do të doja sjumë ta falenderojë për gjithë mbështetjen edhe të atij personale për një Shqipëri të pastër turistike, për të promovuar një destinacion të ri turistik. Kur po prisnim fillimin e këtij aktiviteti. Ambasaori i nderuar po flisnim gjat për një Shqipëri kaë të bukur me natyrën e saj të padëmtuar, por që me shimin e destiancionit turistik do të shtohen dhe shumë më tepër problematika prandaj na duhet shumë që sot kur shumë pak njerëzit flasin për periudhën pas pandemisë ne duhet të jemi të qartë në mekanizmat që ndërtojmë . Duhet të jemi korrekt në atë çfarë bëjmë në realitetin Shqiptar për të ndërtuar një Shqipëri turistike që duam shumë ta promovojmë Shqipërinë si destinacion të BE turistik, një destinacion të qëndrueshëm turistik, por që e kemi të vështirë që ta bëjmë në mënyrën se si fumnksionon trajtimi i mjedisit e në vendin tonë. Ne flasim për mekanizma por unë mendoj që ka ardhur koha që qarqet dhe për këtë ja kam kërkuar dhe trupës së Ambasadorëve të BE në një takimme shumë diplomaci dhe mikëpritje u realizua nga ambasadori Soreca. Ne na duhet shumë që investimet e reja në sektporin e turizmit sidomos në sektorët e rinj të turizmit shqiptar siç është turizmi detar të zbatohet në përputhje të plotë me green dilin evropian të zbatohet në përputhje të plotë në investimet e reja në marina . në infrastrukturën detare në investime në fushën e turizmit pse jo të mos jenë që sot të përputhura me standardet evropiane të cilat mbase nesër pasnesër pas një 10 vjeçari do të kërkojnë shumë investime nëse duhet të jenë në trendin e turizmit, por ama ne mund të flasim shumë por kemi disa gjëra që po i fillojmë tani. Por fakti që po i fillojmë nga fillimi mund të na japë një sukses shumë më tepër avantazh edhe me vende të vjetra të BE në rast se investimet do të bëhen në përputhje me rregullat mjedisore të BE. Rruga jonë e BE është një rrugë e cila nuk mund të ndalet është një rrugë tashmë e përcaktuar dhe si e tillë na duhet që dhe ne të jemi pjesë e këtyre rregullave.
Prandaj shumë Faleminderit kolegëve që janë sot në këtë aktivitet. Shumë faleminderit projektit Sane 27 që përpiqet që Kapitulli 27 ta trajtoj me imtësi në kuadër të legjislacionit dhe rregullave që ne do të ndërtojmë. Por unë mendoj që në gjithë legjisslacionin ne duhet të implementojmë parmimet evropiane. Dhe kjo nuk bëhet vetëm me konferenca , padyshim na duhen ekspertë siç janë sot kolegët në komunikim dhe mbi ekspertët pastaj na duhen investime të përbashkëta pasi flasim për një mejedis që është 100 % evropian.

Soreca
Me financimet tona që do të vinë për të gjitha shtetet do të kalojnë në hapin e rradhës ku do të investojnë në menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ekonomia qarkulluese është një ndihmë për mjedisin dhe ripërtëritjen ekonomike. Menaxhimi I mbetjeve bëhet vetë si një biznes fitimprurës ku për ekonominë gjeneron vende të reja pune. Që prej korrikut të vitit të shkuar ka nisur një fushatë e quajtur “Evropa është këtu”. Ky është një hap për mjedisin dhe ndryshimet e saj duke arritur një mjedis të gjelbër.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *