Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Klos, një person ndërron jetë

BURREL-Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi është përfshirë në një aksident në fshatin Cerujë të Klosit.

Mësohet se mjeti ka përfunduar në greminë e për pasojë drejtuesi i tij ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një nga rrugët e fshatit të Cerujës teksa mjeti po rimorkjohej nga një tjetër mjet.

Por këputja e litarit tërheqës ka rezultuar fatale për shtetasin P.M i cili ka përfunduar në greminë, e për pasojë ka humbur jetën.

Kronike

EMRAT/ Trafikuan 26.5 kg kokainë dhe heroinë nga Vlora në Itali, në pranga 2 shoferët shqiptarë

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur duke trafikuar 26.5 kg kokainë dhe heroinë nga Vlora në Itali.

Në pranga kanë rënë Përparim Rakipi dhe Erion Tola, shoferët e autobusit që vinte nga Vlora si dhe italiani Luigi Maggio, 31 vjeç

Policia sekuestroi 23 kg kokainë dhe 3.5 kg heroinë, dyshohet se u trafikua nga Shqipëria me autobus.

Lajmi në përditësim…

Continue Reading

Kronike

Vra*u burrin e dashnores, e shkuara e errët e Jakup Shahut që masa*kroi gruan në Tiranë

52-vjeçari Jakup Shahu, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij, Edlira Shahu, 46 vjeçe  në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte në Tiranë, duke e plagoasur rëndë, është me precedent të theksuar kriminal.

Në vitin 2011, Jakup alias Arben Shahu është dënuar me 13 vite burg për vrasjen me armë zjarri të 28-vjeçarit Arjan Mejdani, ngjarje kjo e ndodhur më 7 shtator 2011, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës Arjan Mejdani ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në mes të pallateve ku banon pjesa më e madhe e komunitetit rom. Policia dhe dëshmitarët okularë thanë se ngjarja mund të kishte pasur përmasa edhe më të mëdha nëse autorit nuk do t’i bllokohej arma automatike tip “Kallashnikov”, me të cilën kreu vrasjen.

Në atë ngjarje mbetën të plagosur dhe babai i viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi, të cilët janë qëlluar nga Agron Isiu, i përfshirë në sherr.

Vrasja e 28-vjeçarit Mejdani dhe plagosja e dy të tjerëve, sipas autoriteteve policore kishte ndodhur për motive xhelozie. Nga të dhënat hetimore të mbledhura nga oficerët e seksionit të krimeve kundër jetës mësohet se autori i ngjarjes, Jakup Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani.

Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit, e cila ka kërkuar shpjegime te gruaja e viktimës, pasi sipas saj, ishte ajo që i vardisej të shoqit. Sipas dëshmitarëve, të cilët janë pyetur nga policia, gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin. Aty ka nisur konflikti mes dy bashkëshorteve, fillimisht me fjalë e më pas janë kanë nisur të godasin njëra-tjetrën me sende të forta. Gjatë këtij debati kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e familjes së viktimës, të cilët kanë ndërhyrë duke i dhënë fund përkohësisht dhunës mes tyre. Sherri ka vijuar pothuajse çdo ditë.

Sipas dëshmitarëve, të dyja gratë, sa herë që përballeshin në rrugë apo në lokal, ziheshin me njëra-tjetrën duke u kapur nga flokët, derisa shkonin persona të tjerë për t’i ndarë. Për këtë konflikt të vazhdueshëm është vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani, të cilit i kanë treguar të afërmit e vet, por edhe banorë të tjerë të lagjes që kishin parë sherret e vazhdueshme të bashkëshortes së tij me të shoqen e autorit.

Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së Mejdanit. Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte krimi i rëndë. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët.

Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një “dum-dum” që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre. Nga plumbat janë plagosur rëndë Arjan Mejdani, babai i tij, Bujar Mejdani dhe kunati, Arben Muharremi. Arjan Mejdani ka gjetur vdekjen sapo ka mbërritur në Spitalin Ushtarak, ndërsa dy të plagosurit mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Bold News

Continue Reading

Kronike

Tiranë/ Burri qëllon gruan me thikë në qafë dhe trup, dërgohet në spital! Arrestohet 52-vjeçari

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.

52-vjeçari ka qëlluar me thikë në qafe dhe në trup gruan e tij, E. Sh., 46 vjeçe. Ajo është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekësve.

Ndërkohë, 52-vjeçari J.Sh., është arrestuar nga Policia. Ende nuk dihen arsyet dhe motivet e kësaj ngjarjeje, por grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Continue Reading

Kronike

E rëndë/ U rrëzua duke punuar në kopsht, humbet jetën 82-vjeçarja

82-vjeçarja Ksanthipi Thomagjini kishte dalë për të bërë disa punë në kopsht ku aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në tokë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nivicë, bashkia Himarë.

Mësohet se e moshuara është dërguar menjëherë nga të afërm të saj në urgjencën e Sarandës, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Continue Reading

Kronike

Aleanca e Ben Ndokës me Avdylajt/ Si hyri në “lojë” Endrit Dokle dhe plani për vrasjen e ish-deputetit

Zbardhen shumë detaje mbi lidhjet, përplasjet, aleancat dhe skenarët e vrasjeve, mes grupeve apo bandave kriminale.

Arben Ndoka, siguronte të dhëna nga Emiljano Shullazi, fliste çdo sekondë me dhëndrrin e tij dhe nipin Samuelin, djalin e Aleksandrit për mënyrën sesi do të ekzekutohej Durim Bami.

Në ndjekje të të fortit të Niklës, u vendosën disa kontigjentë të krimit, por nuk po ja dilnin dot.

Ndoka mori pranë vetes edhe Gentjan Bejtjan dhe Naim Stafukën, përkatësisht mikun dhe vëllain e të zhdukurit Enver Stafuka, fati i të cilit ende nuk dihet edhe sot.

Ata dyshonin se në zhdukje kishte gisht Durim Bami, ndaj u bënë palë me ish-deputetin.

Të gjithë keta emra dhe shumë të tjerë e monitoronin në çdo hap të fortin e Niklës, edhe kur ndodhej me pushime në Sarandë.

Plani ishte që ai të vritej teksa kthehej nga pushimet.

Ndaj Ndoka thërriti në ndihmë Astrit Avdylin që në këtë kohë ndodhej në burg.

Pasi ishte arrestuar në kuadër të operacionit ‘Volvo 4’ si dhe dilte në përgjime me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon në dosjen e bujshme ‘339’ .

Sipas SPAK, Arben Ndoka bashkëpunoi me Aldo Avdylin, nipin e Astrit Avdylit për vrasjen e Durim Bamit.

Aldo Avdyli i cili u strehua në Lezhë në ambientet e siguruara nga ish-deputeti dhe kur të ishte e nevojshme të hynte në lojë duke ekzekutuar të fortin e Niklës.

I vëllai i Durim Bamit, Valteri do të merrej peng.

Rrugës, në lojë hyjnë edhe Arben Mërkuri i njohur si Maneci i cili u vra në vitin 2022 në Durrës, i cili do të luante rolin e ekzekutorit.

Ndërsa Gjin Ndoj, vrasja e të cilit u urdhërua nga Martinaj, po ashtu pati rol në vëzhgimin e Durim Bamit.

Ndoka bëri pakt edhe më Bajrat e Shkodrës, konkretisht me Behar Bajri Brajoviq, që nëse Durim Bami shkonte tek shtëpia e tyre, ishin ‘gati ta grinin’.
Por i paduruar për të mbaruar punë, Arben Ndoka kërkon vrasës me pagesë edhe në Kosovë.

Siç është edhe kjo bisedë me Ervis Martinaj.

Dosja Hetimore

Më datë 13 Qershor 2020, Arben Ndoka bisedon me Ervis Martinaj dhe i tregon në lidhje me grupin e vrasësve me pagesë nga Kosova që ka gjetur.
Arben Ndoka i shkruan: ‘Kam gjet një grup nga Kosova, që bëjnë punë, janë super.’

Ervis Martinaj i përgjigjet: ‘Ti jap unë pagesat e tyre’.

Por edhe pse realizuan disa atentate ndaj Durim Bamit, ky i fundit mundi tia hedhë paq.

Por ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, janë në luftë me kohën për të eleminuar Durim Bamin, as ky i fundit nuk rri duarkryq.

Por organizohet njëkohësisht si të mbrohet ashtu edhe të sulmojë.

Dosja Hetimore

Në zonën e Fushë-Krujës grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami shfaqet në konflikt të hapur me grupet e Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës.
Kështu Durim Bami për t’u mbrojtur vendos të bëjë aleancë me kundërshtarët e përbetuar të Ervis Martinajt, Leonard Dukën dhe Indrit Doklen.
Durim Bami vihet menjëherë në ndjekje të Arben Ndokës.

Bashkë me Xhelal Rrajën, vëllain e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dikur koleg të të njëjtit grup parlamentar me Ndokën, nisin të thurin planin për ekzekutimin e tij.

Endrit Dokle, ish kreu i një prej fraksioneve të Bandës së Durrësit, që i shpëtoi dënimit me burgim përjetë duke u liruar me kusht, do të siguronte informacion për lëvizjet e Ndokës, ndërsa Marklen Haka, merr përsipër të gjejë togën e vrasësve.

Dosja Hetimore

Durim Bami, Endrit Dokle, Xhelal Rraja dhe Marklen Haka janë organizuar me qëllim vrasjen e Arben Ndokës, më datë 28 Janar 2021. Në momentin kur ky do të shkonte për qokë në Rrugën e ‘Elbasanit’, pasi kishte vdekur një gjyqtar nga Lezha.

Nga komunikimet del se atë ditë Durim Bami shkoi në vendin ku mendohej se mund të vinte Arben Ndoka me qëllim vrasjen e këtij të fundit.
E priti deri në mesditë, por Ndoka nuk mbërriti.

Edhe një ditë më vonë, Durim Bami komunikon me Doklen për të mësuar informacion të ri për lëvizjet e ish-deputetit Ndoka.

Endrit Dokle i tregon se do të paguajë çfarëdo lloj shume për ta marrë këtë informacion, por nuk kishte ndonjë informacion të ri.

Pavarësisht përpjekjeve të tyre, vrasja e Arben Ndokës nuk u realizua. Por ndërsa Arben Ndoka dhe Durim Bami nuk po e arrinin njëri-tjetrin për ta eliminuar, ish-deputeti socialist i Lezhës, investohet të mbyllë llogaritë me ‘Leksin e Druve’.

Emri i vërtetë i të cilit është Aleksandër Deda ose Aleks Ndreka.

Një tjetër personazh me banim në Lezhë, për të cilin Arben Ndoka, dyshonte se kishte strehuar vrasësit e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka.

Dhe në planin për të vrarë ‘Leksin e Druve’. Ndoka thërrët në ndihmë nipin e tij Samuelin, dhëndrin dhe lidhje të tjera familjare dhe shoqërore.
Por ‘Leksi i Druve’ ndaj të cilit sot ka një masë sigurie në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ shpëtoi nga ekzekutimi, pasi u mor në mbrojtje nga shteti.

Nga ana tjetër, edhe Ervis Martinaj aleat me Ndokën ishte vënë në ndjekje të kundërshtarëve të tij më të egër, vëllezërve Duka.

Ku grupi i Ervis Martinaj, mësohet se kishte thurur një plan për të vrarë Fatmir Hysenin, njohur si ‘Doçja’ dhe vëllain e tij Armand Hyseni.

Për të realizuar këtë atentat ai kontaktoi një emër të njohur të krimit në qytetin e Vlorës, Viktor Imeraj, i njohur si Tori i Xhihanes.

SPAK

Ervis Martinaj ka krijuar bindjen se Fatmir Hyseni dhe Leonard Duka në bashkëpunim me lidhjet e tyre më datë 27 Gusht 2019 kanë kryer vrasjen e shtetasit Santiago Malko, lidhje e ngushtë e tij.

Me qëllim vrasjen e Fatmir Hysenit, Ervis Martinaj ka kontraktuar kundrejt pagesës shtetasit Viktor Imeraj dhe Satilno Basho. Shuma e parave e vënë në dispozicion nga Martinaj për vrasjen e Fatmir Hysenit është 250-300 000 euro.

Por nga krahu tjetër, as grupi kundërshtar i Ervis Martinaj dhe Arben Ndokës, nuk kanë ndejtur duarkryq.

Pasi edhe ata siç shikohet janë vënë në lëvizje për të eleminuar rivalët e tyre./ Emisioni ‘Në Shënjestër’ 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING