Connect with us

Aktualitet

Alma Kaçi: Sakrifikova për videon me Safet Gjicin, ndryshe s’do më besonin

Alma Kaçi e përfshirë në video-skandalin me ish-kryebashkiakun Safet Gjici, i ka kërkuar ndihmë shtetit. Në një intervistë për emisionin ‘Breaking’ në Top News, Kaçi ka deklaruar se e gjithë barra, po i bie djalit të saj 12 vjeç.

Gazetarja: E ke theksuar disa herë se ishte një vetësakrifikim kjo video nga ana jote që të demaskohen të gjithë pushtetarët që abuzojnë me pushtetin dhe që kryejnë ngacmime seksuale në zyrë. Megjithatë sot që bën një balancë a ja vlejti ky sakrifikim, në kushtet kur një grua, një nënë sheh njëher më shumë interesin e fëmijës së saj sesa interesin publik?

Alma K: Ja vlejti, si Safeti mund të them që ka qindra. Por nuk mund të them se janë kryetarë bashkie, janë nëpër institucione të ndryshme, ke ish-drejtor ALUIZN-I në Durrës që të dashurat e veta i kanë patur sekretare aty, ndërkohë me diploma të blera tek Vitrina që ka qenë universiteti në atë kohë, ndërkohë që ka qenë dhe me precedent penalë dolën në arrest shtëpie dhe sot i ke drejtoresha në Tiranë.  D.m.th që këto abuzime ndodhin por me këto gjëra le të merret SPAK, sepse ka plot të tilla. Por, sakrifica, është dicka nëse nuk do të arrihej kjo video, do të dilte Alma me fjalë goje do të thonte që Safeti bën kshu kshu në zyrë, asnjë s’do ta besonte.

Gazetarja: Po pse zgjodhe të shkoje deri në konsumimin e aktit seksual. Mund të shfaqej në video ngacmimi seksual që kryente ish-kryebashkiaku i Kukësit. Pse u zgjodh që të denigroheshe në këtë nivel?

Alma K: Ishte e pamundur, sepse ai ishte objektivi  tij, nëse sdo arrinte atë do më nxirrte jashtë, madje unë rrezikoja që mund të më kapte dhe kamerën aty. Kshu që ishin shumë faktorë. Askush nuk do që të arrijë deri në atë stad, por ishte dicka që…

Gazetarja: E keni thënë dhe më herët që keni kryer investigime. Puna jote fokusohet tek investigimet. Janë të të njëjtës trajtë dhe investigimet e mëhershme dhe pse nuk janë bërë publike?

Alma K: Ka të ndryshme, ka të ndryshme Dolën shumë emra, edhe në Instagram gjatë këtyre viteve, ndoshta dhe gaboj me 100 personazhe por absolutisht. Thjesht m’i vodhën fotot nga rrjetet sociale dhe kaq.

Gazetarja: Pse nuk zgjodhët që ta denonconit këtë fenomen dhe më pas vetë strukturat e shtetit të mund të filtronin një agjent për të kapur këtë fenomen?

Alma K; Atëherë… Ka qenë për punë investigimi…

Gazetarja: Jeni paguar për këtë punë investigimi?

Alma K: Paguar, tani normalisht unë për shkak të hetimeve s’mund ta them këtë. Por mua më dekonspiruan, në kuptimin që ta dhashë ty për ta parë dhe u bë virale, e kupton? Se normalisht unë nuk u nisa për të demaskuar veten time.

Gazetarja: Kur e inicuat idenë për të patur një video të tillë për të demaskuar?

Alma K: Përderisa u dekonspirua unë nuk mund të flas më tepër sepse janë hetimet e hapura.

Gazetarja: A jeni mërzitur që nuk ju kanë mbështetur ata që ju dërguan? Ndjeheni në faj për situatën ku jeni?

Alma K: Nuk ka lidhje faji, thjesht është një dekonspirim, kaq. S’mund të fajësoj askënd, përkundrazi kam shumë respekt… (për ata që e kanë punësuar)

Gazetarja: Gjithmonë aq informacion sa mund të japësh, është qarkulluar dhe ideja që është paguar një gjobë e majme për këtë video për të mos u publikuar?

Alma K: Po dolën 500 thashetheme kështu që unë nuk di gjë…

Gazetarja: D.m.th ti thua që kjo video u bë falas, u bë thjesht për idealizëm?

Alma K: Dëgjo, u bë falas, kjo pyetja që më drejton sikur u bë falas, duket sikur i jemi vënë atij për t’i vënë një gjobë. Absolutisht… Unë kam qenë e punësuar diku edhe kaq. Dekonspiroi nga një pakujdesi dhe nuk u bë as për t’i vënë gjobë, as për të paguar askush. E rëndësishme është që të zhduket fenomeni i korrupsionit, që dmth nëse një femër shkon për një vend pune, nuk marrim vetëm anën seksuale. Këtu nëse nuk jep lekë, nëse s’ke të njohur nuk mund të fillosh në një vend pune. Korrupsioni hyn gjithkund.

Aktualitet

Konfindustria kërkon ndërhyrje urgjente për Durrës-Tiranë, të hetohet korrupsioni te rrugët

Konfindustria përmes një njoftimi publik i kërkon ekzekutivit që të ndërhyjë për të përmirësuar situatën mjaft të vështirë të dy akseve rrugore më strategjike të vendit, konkretisht: Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë.Segmentet rrugorë të mësipërm janë tërësisht jashtë standarteve teknike të lejueshme, përveç pamundësisë për të përballuar ngarkesën e lartë të lëvizjes të qytetarëve dhe bizneseve, paraqesin dhe rrezik mjaft të lartë për aksidente me pasoja fatale për jetën- thuhet në njoftimin për shtyp.

Konfindustria vlerëson, se ndërhyrjet përmirësuese në akset rrugore, që lidhin kryeqytetin dhe portin kryesor të Shqipërisë, është e domosdoshme të kryhet para fillimit të sezonit turistik 2024. Gjëndja plotësisht jashtë standarteve e segmenteve rrugore në fjalë janë goditje e rëndë edhe për turizmin shqiptar.

Konfindustria gjithashtu, i kërkohet institucioneve të drejtësisë dhe SPAK të vlerësojnë mundësinë e shkallës së lartë të korrupsionit në sistemin e tenderimit të mirëmbajtjes rrugore ku, megjithëse shpenzohen me qindra milionë Euro, gjëndja paraqitet e papranueshme. Institucioni ka marrë si shembull akset rrugore Tiranë-Durrës dhe Durrës-Rrogozhinë që ishin gjithashtu pjesë e projektit të rehabilitimit të rrugëve prej 80 milionë dollarësh të Bankës Botërore të mbyllur së fundmi, krahas financimit të buxhetit vjetor.

Marrë nga Monitor

Continue Reading

Aktualitet

Vranë djalin dhe tentuan t’a fshehin si aksident, Prokuroria e Korçës përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq prindërit

Vrau të birin dhe tentoi t’a fshehë si aksident, Prokuroria Korçë përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq prindërit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, mbylli hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasit Sh.B. i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” si dhe shtetasen H.B. për kryerje të veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/ i Kodit Penal.

Nga tërësia e provave të grumbulluara gjatë hetimit për procedimin penal nr.126/2023, rezulton e provuar se në datën 17.02.2023, rreth orës 16:00, është marrë njoftim se në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë, ishte transportuar me autoambulancë për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi H. B., me dëmtime në pjesën e kokës. Ky shtetas, pak çaste më vonë, ka ndërruar jetë në ambientet e reanimacionit të këtij spitali. Sipas pretendimeve të para të familjarëve, ai ishte rrëzuar dhe kishte vrarë kokën, në oborrin e banesës, duke qenë në gjendje të dehur.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ngjarja e paraqitur si aksidentale, në fakt ishte ngjarje kriminale dhe në orën 02:00, të datës 18.02.2023, u bë arrestimi në flagrancë i babait të viktimës, shtetasit Sh. B., si i dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, konkretisht “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal”, i cili pranoi autorësinë e krimit.

Është marrë deklarim nga shtetasia H.B., mamaja e viktimës, e cila ka deklaruar se i biri është kthyer nga Franca pasi është divorcuar me të shoqen dhe që atëherë konsumonte shumë alkool. Ajo ka qenë me bashkëshortin në banesë kur ka dëgjuar zhurmën e derës së oborrit. Ata kanë dalë dhe kanë parë Hamdiun, i cili ishte i gjakosur nga koka dhe ata e kanë futur në shtëpi. Çka nuk rezultoi e vërtetë.

Sa më sipër, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dhe aktet e administruara në fashikullin e procedimit penal, rezulton e provuar se shtetasi Sh. B., ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal, pasi me veprimet e tij aktive, të kundërligjshme, të kryera me dashje, ka vrarë djalin e tij, shtetasin H.B.

Në rastin konkret, autori me dashje dhe me vullnet të plotë si dhe me qëllimin për ta vrarë, ka goditur djalin e tij në kokë, disa herë. Ai ka marrë dhe ka përdorur çekiç gurësh dhe dru zjarri si armë të krimit dhe pasi i ka dhënë goditjet fatale të birit, është përpjekur ta mbulojë krimin si vetëdëmtim të viktimës, duke përforcuar idenë që veprimet e tij në drejtim të vrasjes të të birit kanë qënë të vullnetshme dhe të qëllimta për të sjellë pasojën e dëshiruar, humbjen e jetës të të birit.

Sa më sipër e bazuar në kërkesat e nenit 331 të K.Proc.Penale Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kërkoi:

– Dërgimin në gjyq të çështjes penale Nr.126/2023 me të pandehur shtetasin Sh. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i K.Penal dhe me të pandehur shtetasen H. B., akuzuar për kryerjen e veprës penale “Deklaratat e rreme para oficerit të policisë gjyqësore”, parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal

Continue Reading

Aktualitet

VIDEO/ Qentë e rrugës në Vlorë kafshojnë turisten buzë lungomares

Një incident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Vlorë, ku një turiste e huaj është kafshuar nga qentë e rrugës.

Ngjarja ka ndodhur buzë lungomares, ku turistja, një vajzë në moshë të re, kishte dalë për të vrapuar. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, katër qenësh rruge i janë sulur, duke e kafshuar në këmbë.

Banorët e zonës i kanë dhënë ndihmën e parë turistes, duke e dezinfektuar plagën me alkool. Ky nuk është incidenti i parë që qentë e rrugës sulmojnë qytetarët.

Continue Reading

Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira, si do të ndryshojnë temperaturat këtë fundjavë

Vendi ynë, parashikohet të jëtë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës, do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen lehtë në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera më e ulët në verilindje të vendit, deri në 24 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det, me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.

Continue Reading

Aktualitet

Digjet makina te “Rruga e Kavajës”, tymi mbulon të gjithë zonën

Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në “Rrugën e Kavajës” në Tiranë.

Sipas raportimeve paraprake fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Shoferi ka mundur të dalë nga mjeti pa lëndime.

Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme zjarri ka përfshirë pjesën e përparme të mjetit. Forcat zjarrfikëse kanë arritur në vendngjarje dhe kanë mundur të neutralizojnë flakët.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa parprakisht dyshohet për një defekt tenkik në mjet.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING