Sport
Ancelotti/ Premier League kampionati më i fortë në botë.
Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, mendon se kampionati i Premier League është më i forti në botë.
61-vjeçari ka drejtuar ekipe në pesë kampionatet më të forta në Europë, konkretisht Parmën, Milanin, Napolin dhe Juventusin në Itali, Real Madridin në
Spanjë, Bayern Munchen në Gjermani, PSG-në në Francë dhe Chelsean e Evertonin tashmë në Angli.
Kujtojmë që kjo është hera e dytë për teknikun italian që rikthehet në ishullin britanik pas aventurës që pati tek Chelsea.
Ancelotti, në konferencën e zakonshme për shtypin, e konfirmon këtë fakt para gazetarëve. “Unë kam drejtuar në shumë vende të ndryshme, por Premier League për mua është kampionati më i fortë në botë”, deklaron ai.