Kronike
Atentati me dy viktima/ Djali dhe nipi morën hak për ekzekutimin e Genc Mhillajt
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim tre të rinj, të cilët akuzohen për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, në fshatin Balldre.
Policia e Lezhës në konferencë për media u shpreh se vrasja dyshohet për motive gjakmarrjeje. Në 2017, Kreshnik Mujeci u arrestua për vrasjen e Genc Mhillajt.
Genc Mhillaj u ekzekutua me breshëri plumbash në Mal të Jushit, më 6 tetor të vitit 2016. Njëri prej autorëve të dyshuar për atentatin ndaj çiftit Mujeci është djali i Genc Mhillajt, i cili mbeti i vrarë në vitin 2016.
Të shpallur në kërkim janë:
-Florin Mhillaj 36 vjeç, (nipi i Genc Mhillajt)
-Renato Mhillaj 23 vjeç, (djali i Genc Mhillajt)/