Aktualitet
Atentati në Malësi të Madhe/ Rrëfehet 19-vjeçari: Isha nën efektin e alkoolit, s’e bëra me paramendim.
Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që qëlloi ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, i cili u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë.
Autori i plagosjes ka deklaruar se nuk e ka bërë me paramendim dhe se ka qenë i dehur.
Ai ka rrëfyer se e ka parë rastësisht Mentor Hasanajn të kalonte në rrugë dhe e ka qëlluar pa u përgatitur më herët. Shkaku që e çoi të bënte një gjë të tillë, ishte një konflikt pronësie të cilin e kishte dëgjuar nga babai i tij.
Ndërsa për kushëririn e tij i cili e shoqëroi në momentin e dorëzimit ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.
“Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjeshtë e kam parë duke kaluar në rruge dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marre atë dite, me ka qëlluar me vete. I jam vëne mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit.
Thjeshtë e kam parë rastësisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur ne atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qene edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur.
Duke qene drejtor me erdhi ne mendje se mund te na pengonte tek pronësia por çdo gjë ka qenë ne atë moment. Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bëre unë por thjeshte e kam thirrur duke i thënë që të më merrte sepse kisha nevojë por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak në dijeni të plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për ëfare kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorezuar ne polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë”, ka deklaruar ai.