Connect with us

Aktualitet

Atentati në Malësi të Madhe/ Rrëfehet 19-vjeçari: Isha nën efektin e alkoolit, s’e bëra me paramendim.

Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që qëlloi ndaj shefit të policisë bashkiake në Malësinë e Madhe, i cili u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë.

Autori i plagosjes ka deklaruar se nuk e ka bërë me paramendim dhe se ka qenë i dehur.

Ai ka rrëfyer se e ka parë rastësisht Mentor Hasanajn të kalonte në rrugë dhe e ka qëlluar pa u përgatitur më herët.  Shkaku që e çoi të bënte një gjë të tillë, ishte një konflikt pronësie të cilin e kishte dëgjuar nga babai i tij.

Ndërsa për kushëririn e tij i cili e shoqëroi në momentin e dorëzimit ai thotë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Unë e kam qëlluar shtetasin Mentor Hasanaj por e kam bërë pa paramendim. Nuk kam qenë i parapërgatitur për një gjë të tillë. Thjeshtë e kam parë duke kaluar në rruge dhe i jam vënë mbrapa. Armën e kam patur me vete sepse ka pasur disa kohë që e kisha dhe nuk është se e kam marre atë dite, me ka qëlluar me vete. I jam vëne mbrapa dhe e kam qëlluar por në ato momente kam qenë disi nën ndikimin e alkoolit.

Thjeshtë e kam parë rastësisht teksa kalonte me makine dhe e kam ndjekur ne atë moment. Arsyeja e plagosjes lidhet me një problem pronësie tonën. Është një konflikt i vjetër pronësie mes nesh dhe unë këtë histori e kam dëgjuar nga babai dhe kur e kam parë në atë moment duke qene edhe i alkoolizuar e kam ndjekur dhe e kam qëlluar por nuk kam pasur një plan të përgatitur.

Duke qene drejtor me erdhi ne mendje se mund te na pengonte tek pronësia por çdo gjë ka qenë ne atë moment. Ndërsa kushëriri im nuk ka patur asnjë ide se çfarë kam bëre unë por thjeshte e kam thirrur duke i thënë që të më merrte sepse kisha nevojë por pa i treguar arsyen. Ai nuk ka qene aspak në dijeni të plagosjes. Unë jam penduar maksimalisht për ëfare kam bërë dhe për këtë fakt edhe jam vetëdorezuar ne polici. Fillimisht kam qenë i tronditur dhe kisha frike por tani e kam kuptuar dhe jam shumë shumë i penduar ndaj kam ardhur që ta pranoj çfarë kam bërë”, ka deklaruar ai.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

“Pse u bë ‘kurban’ Jorgo Goro”? Kreshnik Spahiu përplaset me zëdhënësin e Belerit

Ish-kryetari i bashkisë Himarë Jorgo Goro i arrestuar disa ditë më parë akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.

Kreshnik Spahiu tha se Jorgo Goro është një lloj kurbani i përplasjes politike në Himarë.

Sipas tij, nëse këto përplasje nuk do të ekzistonin në Himarë, Jorgo Goro nuk do të ishte sot në burg, pasi falsifikime si ato për të cilat ai akuzohet kanë bërë të gjithë kryetarët e bashkive sidomos në bregdet.

“Është një lloj kurbani dhe nëse nuk do ishte kjo përplasje në Himarë Goro sot nuk do ishin në burg, se me falsifikime si ato që ka bërë Goro çdo kryetar bashkie do shkonte në burg.

Këto kanë ndodhur në gjithë bregdetin shqiptar. Goro duhet të kishte dhënë dorëheqjen kohë më parë, ndoshta ka dashur dhe s’e kanë lejuar”, tha Spahiu.

Sipas sekretarit të OMONIA-s, Skerdian Dhuli, Edi Rama dhe qeveritarët e tjerë e kanë ditur çfarë ka ndodhur në Himarë, por e kanë përdorur Goron si “marionetë”.

Continue Reading

Aktualitet

Më shumë para në pleqëri? Shumë e thjeshtë

Nëse je i ri dhe sapo ke nisur të punosh, me shumë gjasa periudha e pensionit të duket shumë e largët. Të kesh disa mijëra euro kur të dalësh në pension, të duket si ëndrra e dikujt tjetër, apo jo?

Nuk ka pse të jetë e tillë pasi ti vetë mund të kesh një pension të majmë në pleqëri, falë një fondi të mirëmenduar dhe efektiv pensioni privat.

25 vjeç: Fillo kursimin!

Je 25 vjeç dhe sapo ke filluar punën tënde të parë? Urime!

Para se të fillosh të shpenzosh pa hesap rrogën tënde, mendo të kursesh diçka për pensionin. Për shembull, nëse paga jote fillestare është 50,000 lekë/muaj, çdo muaj mund të kursesh thjeshtë 3,000 lekë dhe në moshën 60 vjeç do të kesh një pension mujor prej rreth 25,000 Lekësh.

Me kalimin e muajve dhe rritjen e mundshme në karrierë, mund të fillosh të kontribuosh më shumë në mënyrë që edhe pensioni që do të përfitosh të jetë më i madh.

35 vjeç: Mos u tundo!

Tashmë mund të jesh rritur në detyrë, ke kohë që ke filluar të punosh dhe mbase të ardhurat janë më të mëdha në krahasim me 10 vjet më parë, por gjithashtu edhe shpenzimet janë më të mëdha.

Shpenzimet për fëmijët, kredia e shtëpisë ose e makinës, qeraja etj., janë të gjithë faktorë që mund të të tundojnë që të heqësh dorë nga kursimet për pensionin privat, por mos gabo!

Nëse je i shqetësuar se duhet të mendosh për shkollimin e fëmijëve dhe jo për pensionin, mendo në këtë mënyrë: kur të kesh një pension privat shtesë nuk do ti bëhesh barrë fëmijëve të tu në pleqëri dhe do të kesh qëndrueshmëri financiare, kështu që edhe ata vetë do të jenë më të qetë!

45 vjeç: Je i qëndrueshëm!

Tashmë je në mesin e karrierës tënde dhe shanset që tashmë të kesh stabilitet financiar janë më të mëdha pasi puna ka qenë më e qëndrueshme, paga më e kënaqshme dhe shpenzimet më të stabilizuara.

Ndërkohë, përsa i përket kursimeve, nëse ke vazhduar të kontribuosh 3,000 lekë/muaj, kursimet e tua kanë arritur reth 1,100,000 lekë. Por nëse, fillove të kursesh 20 vjet më parë me 3,000 lekë dhe pastaj e rrite vlerën e kursimit në 10,000 lekë, kursimet e tua do të jenë reth 6,200,000 lekë.

Kështu, ti do të kesh një pension mujor prej rreth 45,000 Lekësh.

65 vjeç: Shijo kursimet!

Nëse nuk i ke prekur akoma kursimet e pensionit privat, tani do të përfitosh 2 pensione: atë shtetëror dhe një pension shtesë. Ke rreth 40 vite punë mbi supe dhe tashmë mund të fillosh të shijosh kursimet e një jete. Megjithatë duhet treguar gjithmonë kujdes në menaxhimin e kursimeve në mënyrë të tillë që të zgjasin sa më shumë dhe të jetoni pa shqetësime financiare!

Nëse zgjidhni një fond të besuar pensionesh si “SIGAL UNIQA Fond Pensioni”, mund t’i tërheqësh këto kursime të gjitha përnjëherë ose në formën e një pensioni privat shtesë çdo muaj, në një moshë që ti vetë e zgjedh.

Llogateni vetë pensionin që përfitoni në varësi të kontributit duke vizituar webfaqen www.fondisigal.com.al 

Të duhet këshilla e një eksperti?

Kontakto në:

E-mail: [email protected] 

Tel:  +35544511666

Ose vizito nga afër zyrat e Fondit në adresën: Rruga “Ukraina e Lirë”, Tiranë.

Continue Reading

Aktualitet

Sa do të jetë shtesa në pagë/ Nga mjekët tek mësuesit, kategoritë që përfitojnë rritje

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga mesatare mujore bruto në sektorin shtetëror për tremujorin e fundit të vitit 2023 u regjistrua në 87,864 lekë, synimi i qeverisë është që me këtë rritje, paga mesatare në shtet të arrijë në 900 euro në muaj.

Por cilat janë kategoritë që do të përfitojnë ndryshim në pagë këtë vit?

Sektori i shëndetësisë do të ketë rroga të reja. Kështu rritje të mëtejshme të pagave do të përfitojnë mjekët e përgjithshëm, infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë.

Po ashtu, rritje do të ketë edhe në sektorin e arsimit, ku do të përfitojnë kryesisht mësuesit në arsimin parauniversitar.

Shtesë në pagë parashikohet edhe për  forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore.

Këtë vit reforma do të shtrihet edhe tek punonjësit e pushtetit vendor, pagat e të cilëve janë në nivele të ulëta në raport me institucionet qendrore.

Sa i takon masës së shtesës, në buxhetin e vitit 2024, për afro 36 mijë punonjës në  arsimor  të Sistemit  Arsimor  Parauniversitar,  parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto.  Rreth   18,858   punonjës të Sistemit   Shëndetësor,   përfitojnë rritje nga 26-34% të pagës bruto; Rreth  22 500 punonjës të sistemit  me  Grada parashikohet  të përfitojnë  rritje  të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.

Në total, efekti vjetor për financimin e reformës së pagave llogaritet në afro 40 miliardë lekë, ose 400 milionë Euro. Reforma e pagave e nisur dy vite më parë synon të rrisë konkurrencën në tregun e punës, duke nxitur edhe rritjen e pagave në sektorin privat.

Continue Reading

Aktualitet

Shqipëria e mbuluar nga pluhuri saharian, metorologia tregon kur kthehet normaliteti në vend

Pluhuri afrikan ka pushtuar vendin tonë, shoqëruar me rritje të temperaturave, ku këtë të mërkurë termometri shënoi 26 gradë celsius.

Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni bën të ditur se ky fenomen është shqetësues, pasi ndikon në shëndetin e popullatës, por edhe në probleme sa i përket transportit, ndërsa situata pritet të përmirësohet nga e premtja.

Jo vetëm Shqipëria por i gjithë rajoni, deri në Evropën Qendrore është e mbuluar nga pluhuri.  Ndërsa temperaturat e larta do në shoqërojnë edhe javën e parë të muajit prill.

Continue Reading

Aktualitet

Kosova | Lajmet më të fundit – NTV.AL

Continue Reading
Advertisement

TRENDING