Pinknews
Beniada flet për ish-partnerin: E kam përjetuar shumë, por…
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Beniada Nishani, në një intervitë televizive, ajo ka folur për jetën e saj personale.
Në media, është komentuar raporti i kaluar i modeles me Blerti Hajdarin, lidhje të cilën ajo nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar.
Duke qëndruar sërish e rezervuar për të folur me emra, Beniada rrëfeu për shumë ndjesitë.
Ishte një lidhje shumë e bukur që e kam shijuar, tha ajo.
“Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin. Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”.- tha ajo.
Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do, mbarojnë, shtoi ajo.
“Jemi njerëz, bëjmë shoqëri. Kur gjërat nuk shkojnë ashti siç do, mbarojnë. Kur mbyllet një derë, hapet një portë, si thonë italianët. Është e vështirë të më shohësh të mërzitur, kjo s’do të thotë që s’po kaloj moment të vështirë”.
E bindur se e presin gjëra më të bukura, Benida tha se “nuk e kthen më kokën pas”.
Pinknews
“E kam menduar si personin e jetës”/ Roza Lati: Mora edhe ilaçe për të ngelur shtatzënë…
Roza Lati ka ndarë sërish një rrëfim personal për publikun. E pyetur nga Erjola Doçi nëse ka pasur një person në jetë që ka menduar të krijojë familje, moderatorja u shpreh se po dhe gjithashtu ka tentuar të bëjë fëmijë me të.
Ajo tregon se është përpjekur aq shumë sa ka marrë edhe ilaçe, por fëmija nuk erdhi në jetë.
“Kam pasur një lidhje që e kam menduar si personin e jetës, kam tentuar dhe të krijoj një familje me të dhe çuditërisht nuk kam ngelur dot shtatzënë. Nuk e kuptoja pse nuk ngelja, mora dhe acid folik që të ngelja me personin dhe nuk ngela dot. Unë u ndava nga ai dhe kuptova që nuk ishte risk sepse ishte shumë i kamufluar si njeri, nuk ishte vetja. Mbrapa pas disa muajve ndodhi incidenti që unë kisha ngelur. Nga ana njëra anë shumë mirë se thashë mosha, ku di unë, 35 vjeç, mbase nuk janë me vezoret, çfarë nuk më shkonte në mendje. Por historia që kisha serioze, kam tentuar realisht të krijimin diçka bashkë, por si përfundim u ndava nga ai. Sa mirë që nuk i hymë asaj valleje sepse ishte shumë i kamufluar. Mbrapa ndodhi aksidentalisht me personin e gabuar. Ndërkohë që unë mendoja që nuk mundem, nuk e bëkam dot, do na duheshin këto stimulimet e tjera të jashtme. Ishte një pakujdesi dhe heqje dore nga ana ime, hë se unë nuk ngel. Aty ndodhi. Shyqyr Zotit nuk qenka problemi im, qenkam pjellore”.
Pinknews
‘Më përdorën familjen dhe Kiarën për të më ulur dhe sulmuar/ Luizi bën reagimin e papritur
Nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të Instagramit, fituesi i edicionit të dytë të ‘BBV’, Luiz Ejlli ka ndarë një video ku mes emocionesh rikujton situatën në të cilën ndodhej përpara një viti, teksa ishte konkurrent në formatin e ‘BBV2’.
“Si sot përpara një viti unë kam qenë në pishinë dhe më kaloi përpara gjithë rrugëtimi që kam bërë, gjithë pjesët ku padrejtësitë, sulmet, mënyra se si u përdor familja ime dhe Kiara po ashtu, për të më rënë dhe ulur, por ia dola! Ia dola falë jush dhe për këtë ju jam mirënjohës për gjithë jetën.”
Ndër të tjera ai rikujton momentin kur mori “PO” prej Kiarës, teksa e cilëson këtë moment si çmimin e madh që fitoi prej garës në format, “Çmimin e madh e fitova kur Kiara Tito më tha « PO »,“.
Rikujtojmë që pak ditë më parë Kiara dhe Luizi janë bërë prindër të një vajze, Luna Mari Ejlli.
Me këtë rast, Luizi gjen momentin të falenderoj partneren e tij që i dha dhuratën më të bukur në botë dhe që i ndryshoi jetën!
“Sot unë i jam mirënjohës asaj, sepse më ka dhënë një vajzë të mrekullueshme që nuk gjej fjalë për ta përshkruar, më ka dhënë një familje, më ka bërë bab, më ka bërë njeriun më të lumtur në botë, kështu që faleminderit Kiara Tito! Faleminderit dhe të gjithëve ju që më mbështetët dhe ia dola!”- shprehet Luizi.
Pinknews
Arbër Hajdari banor në ‘BBV’? Babai i opinionistit befason me përgjigjen
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari i ftuar në emisionin nuk i shpëtoi pyetjes për spektaklin e Big Brother VIP3, ku djali i tij, Arbri është opinionist.
I pyetur nga moderatorja Fjori Dardha nëse do ta lejonte Arbin të merrte pjesë në BBVIP, ai tha se në pozicionin ku është është i përkryer dhe për shkak të angazhimeve do ishte e pamundur të ishte banor i asaj shtëpie.
“Arbri domethënë, aty ku është kam përshtypjen se është mirë. Edhe me çkanë thënë njerëz në gjithë Shqipërinë, e pëlqejnë për karakteristikat e tij, i ftohtë i balancuar, i drejtë. Si lojtar, nuk do e rekomandoja.
Është një njeri që bën aktivitet që e do, është gjithë kohës në lëvizje, nuk është e lehtë puna që bën Arbri dhe organizata e tij. Tani është bërë dhe baba, shpresoj që të ketë edhe fëmijë të tjerë.
Për ta mbyllur, nuk mendoj se mund të japë ndonjë kontribut brenda shtëpisë më shumë sesa po jep si opinionist”-tha babai i Arbër Hajdarit.
Pinknews
“O pervers, iu thua grave të m*sturbohen”/ Degradon debati mes Jul Dedës dhe Egla Cenos
Julian Deda dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
E teksa aktorja po ofendonte Françeska Muratin dhe të gjitha vajzat në shtëpi, konkurrenti ndërhyri duke i thënë: “Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh”.
Nga ana tjetër Egla e ofendoi Julin: “O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë”, ndërsa banori iu drejtua: “Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them”.
Ndryshe nga akorja, Juli u shpreh se masturbimi është një gjë e mirë dhe njerëzore.
Pjesë nga debati:
Françeska: Je një plake e keqe
Egla: Jeni thjeshtë të liga goca! Nuk është se parashikoni, jeni thjeshtë të liga
Françeska: Aaaa ok
Juli: Sa i shan ti njerëzit këtu aq të mira qofshin. Shko mëso të flasësh
Egla: Grua je ti? O pervers shiko gratë dhe thuaj se kush duhet të masturbohet nga këto. Përvers i ndyrë
Juli: Ti e ke kompleks masturbimin, s’di çfarë të them
Egla: Ti je i shkrydhët shumë, nuk e ke kompleks. Ti në debat e sipër iu thua njerëzve shko e masturbohu. Ti se ke kompleks
Juli: Jo se kam
Egla: Ty të duket një gjë e mirë, një gjë njerëzore
Juli: Pse është e keqe?
Egla: Ik largohu
Pinknews
Deklarata: Vajzat e showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai, reagon Kejvina Kthella
Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella, ka reaguar pas disa deklaratave që janë bërë në një studio televizive për Dubai-n.
Kjo pasi një gazetare tha që ‘vajzat, e kryesisht ato të showbizit marrin shuma të majme parash në Dubai’.
E për këtë, ish-banorja e Big Brother nuk mungoi me një shkrim të ndarë në InstaStory.
“Hahahahaahhaha, ndryshoni kasetën ju lutem. Qesharake”, nis postimi i biondes.“Po ku janë gjithë këto para që i kanë parë këto moralistet?…më tregoni se pyes për një shoqe”, theksoi mes tjerash Kthella.
-
Kronike6 hours ago
Tragjedia në Shkodër, gjendet edhe një nga trupat në lumin Buna
-
Kronike6 hours ago
“U kap nga kamerat e sigurisë”/ Cilat ishin lëvizjet e fundit të nënës dhe 3 fëmijëve
-
Pinknews2 hours ago
Arbër Hajdari banor në ‘BBV’? Babai i opinionistit befason me përgjigjen
-
Kronike2 hours ago
‘Asaj ia digjte rrobat dhe fotografitë’/ Zbardhet dëshmia e motrës së Almës: Para se të hidhej pa Ergysin me…
-
Aktualitet2 hours ago
PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna
-
Aktualitet5 hours ago
Kërkoi leje për të marrë pjesë në varrimin e vajzës, prokuroria refuzon kërkesën e Ergys Arrazit
-
Shkrime15 hours ago
Ballkan/ Zoti na ruajt nëse hapet PANDORA
-
Horoskopi16 hours ago
Horoskopi javor 6-12 maj 2024; parashikimi për secilën shenjë