Connect with us

Politike

Berisha dënon sulmin me armë në darkën ku ishte Donald Trump: Akt horror

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj sulmit me armë në Washington DC, në një darkë me gazetarët ku i pranishëm ishte presidenti amerikan Donald Trump.

Lideri demokrat thekson se një person i armatosur ka depërtuar gjatë një aktiviteti në hotelin Hilton dhe ka hapur zjarr, por është neutralizuar menjëherë nga Shërbimi Sekret. Një agjent mbeti i plagosur, ndërsa nuk pati viktima mes të ftuarve.

Në reagimin e tij, Berisha e cilëson ngjarjen si një “akt horror” dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës. Ai gjithashtu vlerëson ndërhyrjen e shpejtë dhe profesionale të shërbimeve sekrete amerikane.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt kriminal që synonte një masakër,” shprehet Berisha në deklaratën e tij.

Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shpronte për mediat në Hillton Hotel Washington DC dhe në një akt horror hapë zjarrë. Shërbimet sekrete evakuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktim apo të plagosur nga të ftuarit. Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoj aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroj ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret.

PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë”- shkroi Berisha.

Advertisement