Bota
Bilanc tragjik në Greqi – Në 24 orët e funsit regjistrohen 1,498 raste të reja dhe 103 viktima me Covid-19
GREQI –Ditën e sotme në Greqi janë regjistruar 1,498 raste me Covid-19, ndërsa 103 qytetarë e kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.
Me shtimin e shifrave të ditës së sotme në Greqi, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar në total 1,630 viktima, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 91,619 persona.
Ndërkohë që prej fillimit të emergjencës shëndetësore deri më tani janë shënuar të 9,989 infektuar sakaq 540 qytetarë grekë po trajtohen në intubim.
Ndërkohë në Greqi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, janë mbyllur edhe kopshtet e shkollat, si dhe ditën e sotme ka mbyllur dhe kufijtë me Shqipërinë.