✦
Thinking ...
Connect with us

Rajon

TRONDITET SERBIA, VUÇIÇ JEP DOREHEQJEN

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga posti i presidentit të dielën në mbrëmje, duke bërë të ditur se do ta shpjegojë publikisht vendimin e tij.

Në një prononcim për gazetarët në Nju Jork, Vuçiç tha se dorëheqja pritet të bëhet rreth orës 20:00.

“Do të jap dorëheqjen të dielën në mbrëmje. Mendoj se do të jetë rreth orës tetë. Do t’ju njoftoj të gjithëve, do t’ju telefonoj dhe do të dëgjoni shpjegimin tim dhe gjithçka tjetër”, deklaroi presidenti serb.

Vuçiç foli gjithashtu për situatën e Industrisë Serbe të Naftës (NIS), çështje për të cilën tha se pret të ketë më shumë informacion në ditët në vijim.

I pyetur nga gazetarët nëse situata rreth zgjidhjes së çështjes së NIS-it është bërë më e qartë, Vuçiç tha se aktualisht nuk kishte një përgjigje të saktë, por se shpresonte të merrte më shumë informacion pas një bisede me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Po pres një bisedë me presidentin Putin. Ndoshta atëherë do të di diçka më shumë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se shpreson që brenda dy ose tre ditësh të ketë një përgjigje më të qartë lidhur me të ardhmen e NIS-it.

“Nuk di çfarë t’ju them. Shpresoj që brenda dy ose tre ditësh të kem një përgjigje më të mirë dhe më të saktë për ju”, u shpreh presidenti serb.

Deklarata e Vuçiç vjen në një moment kur çështja e NIS-it, një prej kompanive kryesore energjetike në Serbi, mbetet në qendër të vëmendjes së autoriteteve serbe, ndërsa Beogradi po përballet me pasiguri lidhur me të ardhmen e kompanisë dhe ndikimin e sanksioneve ndaj sektorit energjetik rus.

Advertisement