Aktualitet
Punëtori i huaj bie në kontakt me rrymën elektrike në një varkë
Një punëtor i huaj ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ndodhej në një varkë, në shëtitoren bregdetare të Durrësit.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit dhe mënyra se si punëtori ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Pas ngjarjes, ai është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, pritet që në vendin e ngjarjes të kryhen verifikimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e incidentit.