Connect with us

Kosova

Butikofer pyet Borrellin e Lajçakun: A keni më dyshime për përfshirjen e Serbisë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës?

Eurodeputeti gjerman nga radhët e “Të Gjelbërve”, Reinhard Butikofer, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”, teksa ka taguar shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe emisarin e posaçëm, Miroslav Lajçak, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është përgjegjës për eskalimin e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës.

Butikofer, ka shpërndarë një video ku shihet nënkryetari i Listës Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës – Milan Radoiçiç, duke drejtuar terroristët që sulmuan Policinë e Kosovës në hyrje të fshatit Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator, ka thënë se zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) nuk duhet të kenë dyshime për përfshirjen e Serbisë në vrasjen e një rreshteri policor.

“Seriozisht nuk besoj se mund të ketë dyshim se autoritetet e Beogradit kanë qenë bashkëpunëtorë, apo nuk jeni dakord Miroslav Lajçak? Tani çfarë do të bëni?”, ka pyetur Butikofer

Radojiçiç i cili ka mbështetjen e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe është gjithashtu në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Britanisë së Madhe për përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar.

Kjo bandë që cenoi sigurinë dhe paqen në veriun e trazuar të vendit, u neutralizua nga Policia e Kosovës dhe operacioni policor gëzoi mbësheje të gjërë ndërkombëtare. Tre pjesëtarë të bandës terroriste u vranë, dy të tjerë u plagosën dhe tetë janë arrestuar deri më tani, ndërsa të tjerët u arratisën në Serbi.

Advertisement

TRENDING