Connect with us

Shendeti

Çfarë i Ndodh Trupit Kur Rritet Tensioni i Lartë i Gjakut

Published

on

Hipertensioni, apo presioni i lartë i gjakut, ndodh kur gjaku qarkullon në kapilarë me forcë më të lartë se ajo që konsiderohet e shëndetshme.

Kur tensioni është i lartë, mund të dëmtojë muret e arterieve dhe venave të trupit.

Një dukuri e tillë kur zgjatet në kohë, mund të shkaktojë komplikime të rrezikshme nëse lihet pa trajtuar.

Tensioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma ekzakte paralajmëruese.

Prandaj AgroWeb.org këshillon një kontroll të përhershëm të tensionit, kështu do të jeni të përgatitur.

Dëmet që shkakton tensioni i lartë janë të shumta duke filluar nga shëndeti i kockave e deri tek sistemi i frymëmarrjes.

Sistemi i qarkullimit të gjakut

Edhe pse dëmi që tensioni i lartë shkakton fillon si diçka e vogël, sa më shumë qëndron i pakuruar, aq më shumë rrezikon organizmin.

Duke qenë se lidhet direkt me qarkullimin e gjakut, dëmi i parë shkaktohet pikërisht tek muret e enëve të gjakut.

Në kapilarë, arterie dhe vena krijohen çarje të vogla si pasojë e presionit të lartë të gjakut që lëviz në to.

Tek këto çarje grumbullohen molekuka të kolesterolit duke shkaktuar ngushtim e deri në bllokim të tyre.

Nëse diçka e tillë ndodh, furnizimi i gjakut nuk është në kapacitetin maksimal të tij, dhe dëmton organin tek i cili duhet të çonte gjak.

Nga ana tjetër kur enët e gjakut janë të bllokuara, zemra duhet të punojë më shumë gjë që çon në zmadhim të ventrikulave.

Si pasojë mund të shkaktohet dhimbje kraharori apo në rastet më të rënda dhe atak në zemër.

Sistemi nervor

Sipas ekspertëve, të cilëve u referohet AgroWeb.org një furnizim jo i mirë i trurit me gjak shkakton probleme me kujtesën dhe formimin e mendimeve.

E njëjta gjë që u ndodh arterieve dhe venave të zemrës i ndodh dhe atyre të trurit.

Nëse enët e gjakut në tru bllokohen, mund të shkaktohet ishemia. Ndërsa nëse pjesë të trurit nuk ka mjaftueshëm oksigjen, qelizat e tij fillojnë dhe vdesin.

Skeleti  i trupit

Tensioni i lartë i gjakut shkakton edhe humbje të dëndësisë së kockave, ose siç njihet ndryshe si osteoporoza.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org tensioni i lartë i gjakut rrit nivelet e kalciumit që trupi nxjerr jashtë. Duke mos i lënë kohë qelizave kockore të përthithin sasinë që u duhet për t’u rigjeneruar.

Sistemi i frymëmëarrjes

Njësoj si truri dhe zemra, arteriet që ndodhen në mushkëri mund të dëmtohen dhe të bllokohen.

Kur arteriet që furnizojnë mushkëritë me gjak bllokohen, kërkojnë një ndërhyrje të menjëhershme. Pasi mund të shkaktojnë zmadhim të mureve të arterieve dhe dëmtim të elasticitetit të tyre.

Sistemi urinar

Veshkat ndihmojnë trupin të largojë lëndët e dëmshme nga gjaku, rregullojnë volumin e gjakut dhe presionin e tij.

Por që të kryejnë këtë funksion, ato duhet që të kenë enë gjaku të shëndetshme.

Tensioni i lartë i gjakut dëmton si enët e gjakut jashtë veshkave por dhe kapilarët brenda tyre.

Nëse diçka e tillë ndodh në hapësirë kohe të madhe, dëmi nuk i lejon veshkat të funksionojnë siç duhet.

Rastet më të rënda të këtyre rasteve janë dëmtime aq të rënda të këtij organi, sa transplanti është zgjidhja e vetme.

Hipertensioni shkakton dëme me një ritëm të ngadaltë dhe pothuaj të fshehur për një kohë të gjatë.

Prandaj është e nevojshme një dietë ushqimore e shëndetshme më sa më pak ushqime me sheqer apo kripë si dhe aktivitet fizik.

Gjithashtu është e nevojshme matja e tensionit për të kontrolluar nivelet e tij dhe për t’i paraprirë simptomave të rënda.

Klikoni këtu për të mësuar mbi disa metoda natyrale që ndihmojnë në uljen e tensionit të lartë të gjakut./AgroWeb.org

Shendeti

Në pritje për t’u bërë baba, futbollisti 28-vjeçar pëson arrest kardiak në fushë dhe ndahet nga jeta

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali.

Kapiteni i Quingentole Dimitri Roveri 28 vjeç, ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak gjatë lojës në fushë.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë ngjedhjes Casalpoglio-Quingentole.

Në minutën e ’20 të lojës, Toveri u rrëzua përtokë.

Ndërhyrja e ekipeve të urgjencës ka qenë e menjëhershme, por futbollisti nuk jepte sinjale. Ngjarja ka ndodhur në sy të familjes.

Në Casalpoglio ishin nëna e Dimitrit, babai i tij Angelo, një ish-lojtar i Serisë A dhe motra e tij Nicol, presidente e ekipit, të cilët nxituan menjëherë në fushë për t’i bërë të vëllait një masazh në zemër, përpara se të vinin mjekët.

Kur u duk se kishte disa shenja të lehta rikuperimi, lojtari u stabilizua, u intubua dhe u transportua me helikopter në San Raffaele ku iu nënshtrua menjëherë një operacioni delikat.

Megjithatë ai nuk ia doli dhe ndërroi jetë në spital.

Dimitri të dielën e kaluar njoftoi miqtë e tij se do të bëhej baba./abc

Continue Reading

Aktualitet

Regjistrohen 20 raste të reja me koronavirus në vend

Published

on

20 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Nga 642 testime, rastet pozitive janë në këto bashki: 15 në Tiranë, 3 në Lushnje, nga 1 qytetar në Fier, Divjakë.

Aktualisht janë 291 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 85 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,424 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Maj 2022)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 85
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 642

Testime totale 1,808,952
Raste pozitive 275,211
Raste të shëruara 271,424
Raste Aktive 291
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 199
Fier 31
Vlorë 15
Shkodër 9
Elbasan 9
Korçë 8
Gjirokastër 7
Durrës 5
Kukës 3
Lezhë 3
Berat 2

Continue Reading

Shendeti

Lojtari i KF “Vllaznia” pëson arrest kardiak gjatë lojës, i vendoset një stentë në QKUK

Published

on

By

Sulmuesi i klubit të futbollit “Vllaznia” të Pozheranit, Alban Rexhepi, ka pësuar arrest kardiak gjatë ndeshjes me KF “Flamurtari”, ndeshje kjo e Ligës së Parë.

Klubi “Vllaznia” ka njoftuar se Rexhepi është dërguar në QKUK dhe i është vendosur një stentë, ndërsa tani është në gjendje stabile.

“Sot në ndeshjen në mes të KF Vllaznia Pozheran dhe KF Flamurtari, sulmuesi i krahut i klubit tonë Alban Rexhepi kishte një shqetësim me shëndet gjatë zhvillimit të pjesë lojës së dytë.Pas vizitës ne QKUK,u konstatua që kishte një arrest kardiak. Mjekët në qendrën klinike universitare intervenuan dhe vendosën një stendë. Albani, tani është ne gjendje stabile,dhe ka filluar të e merr vetën”, njofton klubi.

Continue Reading

Shendeti

Cilët persona duhet të bëjnë kujdes me përdorimin e qepëve të njoma

Published

on

By

Qepët e njoma përmbajnë vitamina dhe minerale, acid folik, hekur, fibra dietike dhe lëndë ushqyese. Falë përbërjes së tyre unike, zvogëlon inflamacionin në trup dhe forcon imunitetin. Mjekët e rekomandojnë për dietën e njerëzve me shumë sëmundje.

Përveçse përmban vitamina dhe minerale, për shembull, vitaminë C, vitamina B, fibra, përmban flavonoidë, të cilat veprojnë si antioksidantë, reduktojnë proceset inflamatore në trup. Më shpesh prekin proceset kardiovaskulare, diabetin dhe sëmundjet onkologjike. Gjithashtu, qepa ka një efekt pozitiv në imunitetin.

Gjithashtu, qepa ndihmon në reduktimin e marrjes së kripës në trup. Pavarësisht gjithçkaje, qepa nuk duhet të përdoret si ilaç që konsumohet vetëm kur një person është i sëmurë. Sipas nutricionistit, duhet të hahet rregullisht për të pasur një efekt parandalues​​në luftën kundër sëmundjeve.

– Problemi i vetëm është era e keqe e gojës, por jo nga goja, por nga lëkura, sepse aroma e qepës ekskretohet përmes poreve. Megjithatë, disa njerëz nuk mund ta tresin qepën.

– Qepët e njoma duhet të konsumohen në mënyrë të kufizuar nëse keni stomak të ndjeshëm, nëse vuani nga gastriti ose keni acid. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta hani fare, por është e nevojshme të merrni sasi të qepëve që janë të këndshme për trupin tuaj.

Që qepa të qëndrojë e freskët dhe të mos humbasë vetitë e saj të dobishme është e nevojshme të ruhet në frigorifer dhe të ndahen bishtat e qepës nga njëra-tjetra.
Continue Reading

Shendeti

Forma e kërthizës tregon se çfarë sëmundje keni

Published

on

By

Ka shumë shenja që trupi juaj i dërgon kur është puna për sëmundjet

Prandaj, është e rëndësishme t’i njihni këto shenja pasi që mund të jenë simptoma të disa sëmundjeve, të cilat nëse zbulohen herët mund të jua shpëtojnë jetën.

Kërthiza në formë butoni

Nëse kërthiza ka këtë formë, duhet të vëzhgoni atë nëse po vazhdon të rritet më shumë. Nëse është më e zgjatur se zakonisht, atëherë keni ngre peshë më të rëndë se që duhet.

Kërthiza e fryrë

Njerëzit që e kanë këtë formë të kërthizës janë më të rrezikuar ndaj gripit dhe viruseve.

Kërthiza e palosur

Kjo formë e kërthizës tregon që mund të keni probleme me sistemin e tretjes. Gjithashtu, në disa raste njerëzit me këtë formë të kërthizës kanë probleme me peshë.

Kërthiza në formë të bajames

Njerëzit me këtë formë të kërthizës zakonisht vuajnë nga migrena, si dhe nga dhimbjet në muskuj dhe eshtra. Gjithashtu, kjo formë e kërthizës mund të jetë shenjë e eshtrave të dobët.

Kërthiza në formë të shkronjës “U”

Njerëzit me këtë formë të kërthizës zakonisht kanë probleme me lëkurë dhe veshka. Veç kësaj, kjo formë e kërthizës mund të shkaktoj deformime te të porsalindurit.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING