Bota
COVID-19 – Di Maio: 100 000 raste të reja në Europë, urgjent Fondi i Rimëkëmbjes
Europa preku dje majat më të larta të infeksioneve, mbi 100 mijë në një ditë të vetme, shkroi në Facebook ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
”Ka vende si Spanja dhe Franca që kanë parë një rritje të rasteve. Natyrisht, për të kapërcyer këtë fazë duhet ndihma e të gjithëve neve, sidomos ndihma europiane, pasi po përballemi me një problem që nuk ka të bëjë vetëm me Italinë”, tha ai.
”Dje, presidenti Mattarella ishte shumë i qartë. BE-ja duhet të kapërcejë çfarëdo lloj ngadalësimi pasi kemi nevojë për afate kohore në terren për të gjitha masat e nevojshme. Kështu pra, që t’u shërbejmë sa më shpejt njerëzve duhen 209 miliardët e Fondit të Rimëkëmbjes’’, shtoi Di Maio.
‘’Nuk ka kohë tjetër për të humbur. Le të qëndrojmë të bashkuar’’, përfundoi mesazhi i tij