Aktualitet
Detaje nga tritoli në Tiranë/ U dëmtua një dyqan i ‘MCN Get Connected’, në pronësi të…
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse u dëmtua një dyqan MCN Get Connected, në pronësi të Endri Meksit, që shpërndan internet si dhe një klinkë dentare aty pranë.
Nuk dihen shkaqet, ndërsa raportohet për dëme materiale. Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është hedhur në formë kërcënimi.
Nuk dihet ende objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse, nëse ka qenë dyqani i MCN apo klinika dentare që ndodhet ngjitur.