Aktualitet
Divorcohet pas 14 vitesh martesë trajneri i njohur italian, Tani as s’e njoh më!
Walter Zenga dhe Raluca Rebedea nuk janë më së bashku. Trajneri i njohur italian ka nisur procedurat e divorcit dhe këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetet sociale, që është publikuar dhe fshirë më pas. Gjithsesi mediave italiane nuk u ka shpëtuar dhe Zenga shpjegon edhe arsyet e divorcit.
Unë nuk doja që të arrinim në këtë pikë, por jeta është plot me surpriza. Unë dhe Raluca kemi qenë çift për disa kohë, por për fat të keq marrëdhëniet mes nesh janë ftohur.
Dua ta konfirmoj tani, që mos lë vend për interpretime të mëtejshme. Kjo ndodh për shkak të punës sime si trajner, ashtu edhe për faktin që nuk e njoh më gruan që ishte pranë meje në 14 vite martesë.
Ajo ka vendosur të marrë një rrugë tjetër, liria që gjithmonë i kam dhënë është kthyer disi kundër nesh.
Në respekt të asaj që kemi përjetuar së bashku dhe për fëmijët tanë, nuk mund të jap më shumë detaje.

