Connect with us

Aktualitet

“Do të lërë gjurmë si pakkush”, Zogaj shprehet shumë optimist për ambasadorin e ri të nominuar të SHBA-ve në Shqipëri

Analisti Preç Zogaj, duke komentuar fjalën e të nominuarit nga presidenti Trump për ambasador të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt, dje përpara Senatit Amerikan, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ai do të lërë gjurmë si pakkush më përpara sepse do të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit në sferat e larta.

“Ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri tregon se kemi një synim të mbrojë interesat amerikane në një vend aleat.

Në fjalën e tij në Senat bie në sy fakti se ai u mor me politikën e jashtme ndër vite dhe korrupsonin e vuri të parin, pastaj me krimin, trafiqet, bandat. Më pas kemi mbështetjen e investimeve amerikane, që i kanë patur tradicionalisht ambasadorët amerikanë në Shqipëri.

Pra ai vjen për të goditur krimin dhe korrupsionin. Mendoj se do të lërë gjurmë ndoshta si pakkush, për t’i dhënë një impuls të ri të luftës së korrupsionit në sferat e larta”- tha Zogaj.

Advertisement