fbpx
NTV
No Result
View All Result
14/01/2021 , 3:36
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
14/01/2021 , 3:36
NTV
No Result
View All Result
Home REAGIM

Drejtësi për Klodian Rashën!

Nga Erisa Xhixho, Nënkryetare e LSI-së

by Golemi
10/12/2020 , 19:24
0 0
Drejtësi për Klodian Rashën!
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një thirrje e mbushur plot dëshpërim i shtohet emergjencës për drejtësinë e pa dhënë, të keq dhënë. Klodian Rasha, i riu 25-vjeçar, që u vra në rrugën e shtëpisë nga një punonjës policie, në rrethana që presin hetim të paanshëm dhe profesional, kanë lënë në shok familjarët e të afërmit, por edhe të gjithë ne.

Pa dashur të bëj gjykim mbi një çështje që është ndërkohë në hetim, nuk mund të mos u bashkohem zërave ulëritës të atyre që presin përgjigje, që presin drejtësi. Tashmë jemi në kushtet e një vendi që është bërë i padrejtë, ndërkohë që shoqëria kërkon dëshpërimisht vetëm drejtësi.

Këtë duan prindërit që të paqtojnë shpirtin e pa ngushëlluar dot për humbjen e birit të tyre në prag të derës, këtë duan miqtë, këtë duam ne, të gjithë. Të vërtetën dhe vënien e fajtorëve para drejtësisë.

Po pse protestojnë këto ditë ata dhjetëra të indinjuar për këtë ngjarje? Pse japin kujën mes lotësh prindërit në ekrane televizive? Fare e thjeshtë, se i friken fshehjes së të vërtetës, mbulimin me pluhursi siç ndodh rëndom, mosdhënien e drejtësisë.

Fenomen kaq i njohur në këtë vendin tonë të vogël, pasojë tashmë e një filozofie, ku maxhoranca në pushtet e ka zaptuar shtetin dhe e ka vënë përfund në funksion të pushtetit. Një maxhorancë që policisë së shtetit nuk i dha dinjitet, respekt, paanësi, por e përdori, më keq se kaq, e nëpërkëmbi, e bëri vegël qorre të qëllimeve pastërtisht politike dhe elektorale, duke e damkosur, duke e nënçmuar, e duke rritur hendekun e madh, humbjen e besimit të qytetarit te policia e shtetit.

Këtë dëm nuk ia bëri vetëm policisë dhe gjithë shërbyesve nën uniform, të cilët unë si qytetare që respektoj ligjin dhe autoritetin, i çmoj dhe vlerësoj për punën e palodhur mes vështirësive pafund që përballen çdo ditë, por ia bëri vendit, Shqipërisë, secilit ndër ne, marrëdhënies së qytetarit me shtetin.
Në kushtet e një besimi të rrënuar te drejtësia, u desh një reformë për ta bërë qytetarin sërish besues, por kjo shpresë u vra sërish, pabesisht, nga kjo maxhorancë, e cila implementimin e reformës e ktheu në një instrument për ta kontrolluar dhe përvetësuar atë.

Duke vrarë kështu, për herë të dytë, shpresën për një sistem drejtësie të pavarur, që do jepte drejtësi të shpejtë e të barabartë për të gjithë dhe do eliminonte pandëshkueshmërinë. Për çfarë protestohet , çfarë duan prindërit e Klodianit sot? Përgjigjja është një: Drejtësi. Drejtësi fryt i një sistemi të pavarur, eficient, të pandikueshëm, që nuk sheh politikisht, ekonomikisht, as nga xhepat, as tutet nga presionet, por vetëm bazohet në ligj.

Për këtë, duam një Gjykatë Kushtetuese funksionale, që mbron të drejtat themelore të njeriut, Kushtetutën dhe kontrollon çdo maxhorancë në pushtet, duke iu bërë bllok vendimeve arbitrare.
Duam një Gjykatë të Lartë funksionale, që jep drejtësinë e munguar të 35 mijë dosjeve të pluhurosura, që presin drejtësi, si hallka e fundit në piramidën e sistemit të drejtësisë.

Jam e bindur se pa një sistem drejtësie të pavarur nuk mund të kemi as zhvillim ekonomik, as paqe sociale, as mirëqenie dhe as pushtetarë që kanë frikë nga drejtësia. Kur ky moment të vijë, ne do të kemi ndërtuar më në fund sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës, ku pavarësisht kush është në pushtet, drejtësia do të jetë e pavarur në misionin e saj, të dhënies së drejtësisë njësoj për të gjithë. Se sistemi është më i rëndësishëm, se cilido që përkohësisht është në drejtimin e vendit.

Tags: kryesorexhixho vrasja e 25 vjecarit

Related Posts

Basha: Shqiptarët në krizë ekonomike dhe dimrin në çadra, ministrat e Ramës darka e dreka luksi
REAGIM

Basha: Shqiptarët në krizë ekonomike dhe dimrin në çadra, ministrat e Ramës darka e dreka luksi

13/01/2021 , 10:57
Valbona e harruar krejtësisht nga qeveria Shqipëtare në sezonin e dimrit
REAGIM

Valbona e harruar krejtësisht nga qeveria Shqipëtare në sezonin e dimrit

12/01/2021 , 15:50
“Pa ujë të pijshëm e rezerva ushqimore”, Meta me banorët e zonave të përmbytura në Sukth: Shërbim, jo propagandë!
REAGIM

“Pa ujë të pijshëm e rezerva ushqimore”, Meta me banorët e zonave të përmbytura në Sukth: Shërbim, jo propagandë!

11/01/2021 , 15:11

Recent Posts

  • Shkarkimi – Trump zyrtarisht i akuzuar si nxitës i dhunës! Dhoma e Përfaqësuesve voton kundër Presidentit
  • BE: Shtetet anëtare të mos bëjnë porosi për kontrata individuale
  • Delina Ibrahimaj në Durrës për menaxhimin e pyetjeve/problematikave mbi procesin e Fiskalizimit.
  • Rindërtimi/ Rama inspekton dy shkollat në Tiranë “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu”
  • Viti i dytë i pandemisë mund të jetë “më i ashpër”

Kategorite

  • Aktualitet (1,091)
  • Bota (1,181)
  • Ekonomi (190)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (86)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (187)
  • Kronike (243)
  • Kulture (43)
  • LAJMI I FUNDIT (52)
  • Lifestyle (433)
  • MEMORIE (8)
  • Moti (87)
  • OPINION (35)
  • Pinknews (604)
  • Politike (311)
  • Rajon (108)
  • REAGIM (70)
  • Shendeti (297)
  • Shkrime (11)
  • Shtypi Dites (26)
  • Sociale (53)
  • Sport (270)
  • Videonews (255)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!