Connect with us

Politike

Dy B-të e PD-së, garë gjelash për vezën që nuk e bëjnë dot

Në PD tashmë të ndarë zyrtarisht në dy pjesë, atë të vulës që është pa kryetar dhe në pritje të Lulzim Bashës dhe atë të Berishës që është në krye të Grupit të Rithemelimit, duket se mungon shpresa dhe ka një pesimizëm të dukshëm që vjen nga elektorati poshtë në bazë. Megjithatë drejtuesit vijojnë mos mbajnë përgjegjësi për humbjet në zgjedhje. A e dëmton kjo situatë opozitarizmin në vend ku forca kryesore politike është në këtë gjendje?

Për një organizatë politike, aq më shumë kur bëhet fjalë për partinë kryesore të opozitës, qëllimi i ekzistencës së saj është ardhja në pushtet. Me premtimin dhe besimin se mund ta bëjë qeverisjen e vendit më mirë se kundërshtari. Gjithçka në ekzistencën e organizatës, përfshi edhe zgjedhjen e strukturave dhe të vetë kryetarit, bëhet në emër të këtij qëllimi. Dy emrat që i propozohen opozitës, njëri në krye të njërës pjesë dhe tjetri në pritje që t’i vihet në krye pjesës tjetër, jo vetëm logjikisht, por edhe për arsye të ndryshme, nuk i shëbejnë misionit themelor të opozitës. Sali Berisha u largua me një milion vota kundër në 2013-ën. Që atëherë ka rrjedhur shumë ujë nën këmbët e tij, por një gjë është e qartë. Çfarë ka ndryshuar për mirë Berisha që të thyejë atë refuzim të atij viti të largët që në 2025-ën ta besojnë shqiptarët? Në të kundërt, kanë ndodhur të tjera gjëra të liga për të dhe mbi të. Non Grata e dyfishtë angloamerikane është vetëm klithma më e fortë që do të zgjonte dhe të vdekurit nga vdekja, të tmerruar nga e vërteta e thjeshtë që situata për Berishën është përkeqësuar në mënyrë dramatike. Janë shumë të rrallë shqiptarët e pjesës gri të elektoratit dhe që mund të bëjnë diferencën mes kampeve të militantëve që do të vendosnin të sakrifikonin orientimin e tyre vetjak euroatlantik për hir të Berishës. Ata nuk do ta votonin kurrë edhe në rastin kur secili votues i djathtë do të vendoste të votonte për të.

Lulzim Basha ka qenë dy herë rresht oferta kryesore e opozitës për kryeministër të Shqipërisë. Humbi dy herë edhe për shkak të gafave fantastike që ai ka bërë dhe kryesisht për shkak të tij. I identifikuar si fajtor në këtë spirale humbjesh, ai gjithashtu nuk afron asnjë shans logjik për të qenë fitues në zgjedhjet e dy vjetëve më pas. Eshtë e qartë që angazhimi i të dyve, i Berishës dhe Bashës në krye të dy pjesëve të PD-së është thjesht për arsye personale dhe synon vënien e interesit personal mbi atë të grupit dhe organizatës së tyre politike. Një egoizëm i shfrenuar, tipik ballkanik dhe me hile brenda që synon të fitojë vetëm duke pritur të humbasë tjetri, Rama. Eshtë e njëjta shpresë që mbante gjallë dikur zonjën dhelpër që priste që dashit që kulloste në lëndinë t’i shkëputeshin “ato” nga fundi i barkut sepse vetë dhelpra mendonte shijen e “atyre”. Paradoksalisht, ata nuk janë viktimë të këtij makthi. Viktimë e vërtetë është shpresa e opozitës që nuk mund të shndërrohet në alternativë për të ardhur në pushtet.

Çfarë është PD në vetvete që nuk po del nga Berisha që nga themelimi i saj dhe nga Basha, edhe ai një prurje e Berishës dhe pati mbështetjen e tij deri në shtator të vitit 2021. Përse nuk shfaqet një figurë që që të mposhtë dy liderët që janë “ati dhe biri politik” në këtë parti?

Arsyet janë të shumta dhe komplekse. Ato lidhen sa me traditën më të keqe të organizimit të shqiptarëve ndaj individit, raportit të deformuar që shoqëria vendos me individin, me dembelizmin tonë klasik që hallet e grupit i “delegohen” për zgjidhje njëshit, prijësit, udhëheqësit. Eshtë barrierë psikologjike, por edhe situatë reale që është ndërtuar rrotull partive politike. Ku ndjekësit e tyre zgjedhin të jenë kopje e origjinalit dhe nuk mundin se nuk dinë dhe nuk duan të jenë origjinalë. Janë si një seri matrioshkash ruse, që ndryshojnë nga njëri-tjetri vetëm nga madhësia. Askush nuk mund të pasonte Enver Hoxhën para se ai të vdiste dhe as që i shkonte në mend askujt, as Hoxhës vetë, që të pasohej nga dikush sa kohë që ishte gjallë. Pavarësisht forcës si individ, nëse Nano nuk do të ishte larguar vetë, Rama do ta kishte të pamundur t’i merrte partinë. Dhe pavarësisht sesa i dobët ishte Basha si kryetar partie, edhe mbas një viti e kusur, Berisha nuk ka mundur t’i rimarrë plotësisht partinë. Mjaftojnë këto shembuj për të kuptuar se grupi dhe lideri në Shqipëri krijojnë marrëdhënien e faraonit me oborrtarët që janë të gatshëm të flijohen në themelet e piramidës së përmbysur të pushtetit, pa çuar në mend përmbysjen e piramidës së pushtetit të individit.

Tashmë duket e qartësuar situata ku Berisha pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale nuk jep dorëheqje, duke mbajtur edhe barrën e personit “non grata” të sanksionuar nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga ana tjetër Basha ndjek të njëjtën linjë, teksa synon të marrë një të pestën e “partisë së mbetur”, ose “partia e vulës” (zyrtare), pavarësisht se ka njohur vetëm humbje kur ishte kryetar në vitet 2013-2022.

Edhe njëri, edhe tjetri janë autorë dhe fajtorë për tkurrjen e partisë së tyre. Secili nga ta nuk e ka problem një gjë të tillë. Për ta nuk ka rëndësi sesa i madh është qymezi, por vetëm që të jetë gjeli i vetëm që këndon në majë të pullazit të tij. Eshtë kaq qesharakje kjo histori e dhembshme sa nuk e qan dot, por as nuk e qesh dot gjithashtu sepse është mëkat të qeshësh me këtë fatkeqësi dhe monument shpërdorimi.

Ndërsa fati i PD-së në çdo analizë njeh vetëm shenja pezimizmi, nga ana tjetër nuk po dalin subjekte politike opozitare që të thithin elektoratin që është kundra qeverisë. Përse ndodh kjo dhe a mund të themi që vendit i bën dëm mungesa e një opozite bindëse kur Rama vijon të qeverisë në mandatin e tretë radhazi, bashkë me shumicën e bashkive? Çfarë duhet të ndodhë që të lindin subjekte të reja. A është kjo situatë një dëshmi që politika aktuale në pushtet dhe opozitë bëhet bashkë për të shtypur që në embrion forcat e reja politike?

Edhe në këtë rast ka një mori arsyesh. Partitë politike janë ngrehinat e para nga të cilat derivon shkalla e demokracisë së një vendi në të gjitha nivelet. Edhe në qeverisje. Partitë autokrate e kanë të pamundur të afrojnë kontribut në demokraci, në kuptimin evropian të fjalës, por e dëmtojnë atë. Edhe partitë e vogla kanë po të njëjtin problem. Kanë po të njëjtit drejtues prej vitesh dhe askush nuk e çon mendjen se dhe tek to zgjedhjet dhe rizgjedhjet e kryetarëve dhe të strukturave janë vetëm farsë. Dhe gjithë struktura vertikale është vetëm identikit i vullnetit të kryetarëve. Aq më keq akoma, edhe prurjet modeste të reja afrohen me të njëjtën logjikë të së vjetrës. Shumica e tyre si kartë kryesore afron korruptiumin e klasës politike dhe si kartë vetjake pastërtinë morale. Të premtosh që nëse votohesh nuk do të jesh i korrptuar, është njëlloj si të premtosh se do të zgjohesh çdo mëngjes për të vajtur në punë. Kaq bazike është një gjë e tillë. Askush nga ta nuk ka as aftësinë për të ndërtuar një program dhe as mundësinë për ta jetësuar atë program. Modelet e huazuara, qoftë dhe përpjekja për të përsëritur në Tiranë suksesin e Albin Kurtit në Prishtinë, janë të destinuara të ketë jetëshkrimin e fluturave. Që zgjedhje mbas zgjedhjesh të dështuara, papritur do të kuptojnë se edhe për ta kanë fluturuar vitet dhe të rinjtë e sotëm të politikës, janë gdhirë papritur pleq.

Politike

Noka i ashpër në Kuvend: Shqipëria është kthyer në Meksikë ku deputetët vrasin njëri-tjetrin

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në fjalën e tij në Kuvend, teksa po diskutohet në lidhje me propozimin e rezolutës kundër korrupsionit, u shpreh se nuk ka sens që pas 3 mandatesh ku vendi u zhyt në korrupsion, të vihet e të kërkohet t’i vihet kapak me një rezolutë.

Shqiptarët kanë iku se nuk duan një Shqipëri që qeveriset nga hajdutë dhe kriminelë prandaj detyroni çoni administratën sikur keni emigrantë. Kjo maxhorancë she kjo çetë hajdutësh në këto 11 vite kanë bërë shumë gjëra fyese për shqiptarët, por ky moment sot është nga më kulminantët.

Të vish këtu pas tre mandatesh që e ke zhytur me krim dhe ta mbyllësh me një rezolutë. Kjo është fyese dhe cinike, është e pabesueshme më keq akoma të vijë këtu Edi Rama përgjegjësi kryesor i hajdutërisë që ka pllakosur këtë vend. Përgjegjësi i krimit që ka zënë për fyti këtë vend dhe të na vijnë me rezolutë, Këtë nuk ja rrok mendja askujt, nuk mund të ketë parodi më të madhe se kjo.

Nuk e rrok dot imagjinata, është e vështirë Elisa ta gjesh edhe nëpër filma. Autori kryesor i korrupsionit, i bandave dhe krimit ka ndërmend të lajë duart dhe këtë po e merr esh i madh dhe i vogël. Të vesh në skenë këtë shfaqje të neveritshme, fyerje e rëndë që i bëhet shqiptarëve dhe ne nuk e pranojmë dot.

Pretendimi juaj se Shqiptarët kanë kaluar një traumë të rëndë dhe se e harruat 11 vite është poshtërues. Rama e ka parë që Shqipëria në çdo sondazh kryeson vetëm për krim dhe korrupsion. Kanabizimi ka autor Edi Ramën, Shqipëria është shndërruar si Meksikë, vetëm në Meksikë një deputetë krijon bandë kriminale për vrarë një deputet tjetër”.

Continue Reading

Politike

Spiropali-Bardhit: Kush je ti, je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit, apo që kërkon hetim për të?

Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në Kuvend, atij nuk i është përgjigjur kryeministri Rama, por ministrja Elisa Spiropali.

Spiropali e ka pyetur se kush është Bardhi, ai i që lufton me fjalë korrupsionin apo ai që shkon poshtë ballkonit për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit të liderit të tij.

Spiropali: “Pyes veten kush je Gazi? Je ai që lufton me fjalë korrupsionin apo ai që shkon poshtë ballkonit për të mbrojtur shtatoren e korrupsionit të liderit tënd. Kush je koleg? Je ai që kërkojë hetim për babin e Zenit, apo je djali i sapoadoptuar i babait të Zenit? Të ndryshosh mendjen nuk është mëkat, por është të kesh 2 mendje është hall i madh. Hallin nuk ta qaj dot, ja edhe njëherë, ne dhe ju.

Dy kampe që edhe për datat në kalendar nuk biem dot dakord. Paskemi ndryshuar, nga kundër, votën do e jepni abstenim. Jeni në të drejtën tuaj, por unë shumë modestisht po iu ftoj për të kundërtën. Pavarësisht sesi do të votoni rezuluta nuk është ndryshim kursi i vendit, por thellim i reformimit për të bërë Shqipërinë shumë herë më të mirë sesa sot. Në të gjitha debatet që mund të bëhen ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Ndarja e propozuar mirë apo keq është se pushteti është pjesë e sistemit, por të ndershmit e luftojnë korrupsionin”.

Continue Reading

Politike

‘Zotrote Arben Noka ishte drejtues i një grupi të kriminal’/ Bardhi përplasët me Ramën në Kuvend

Bardhi: Zotrote na the edhe që Arben Noka është deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, por në fakt ishte drejtues i një grupi të strukturual kriminal. E vetmja gjë pozitive që mund të veçoj është pranimi prej tij se na u dashka një përpjekje e veçantë kundër korrupsionit të qeverisë. Lufta ndaj korrupsionit duhet të trajtohet patjetër nga Kuvendi. Një nismë e tillë do të ishte e besueshme, dhe serioze vetëm nëse ata që e propozojnë janë të gatshëm për të luftuar korrupsionin. Edi Rama është artitekti i kriminalizimit të institucioneve, Të luftosh korrupsionin nuk ka nevojë për rezoluta por për akte dhe veprime. Rama e konsideron luftën kundër korrupsionit si çështje propagande.

Continue Reading

Politike

Pr/rezoluta antikorrupsion/ Rama mesazh shqiptarëve dhe thirrje opozitës: Shëndet e mend në kokë sepse…

Rama: Kundërvënia jonë me vizion, reforma dhe heqjen dorë nga kontrolli politik i drejtësisë ka nisur ta zmbrapsë korrupsionin pot nuk e ka mundur, dhe është fenomen shqetësues. Ndaj sot vijmë në parlament me këtë nisëm. Kjo forcë politike në qeveri jo vetëm që nuk ika lodhje me pushtetin, por ka një fuqi të brendshme për ndryshimin e vendit, dhe e bën të jetë opozita serioze e vetvetes.

Të dytën e kam për deputetët jashtë PS, thirrja ime është votojeni sot dhe po nuk e gjetët këtë forcë, mos e botojeni nesër… Sa herë që u kam thënë në këtë sallë kthejuni memories… jo se jam më i zgjuar dhe i zoti se ju, por sepse ju s’keni dashur ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën e shkurtër e bëjnë pafundësisht të gjatë, ndaj ne jemi këtu e ju atje, shëndet me mend në kokë uroj se keni ende shumë për të parë. Flamuri i Shqipërisë do jetë gati të ngulet në oborrin e BE, në Bruksel.

Continue Reading

Politike

“SPAK ilaç i hidhur, o e pi o vdes”, Rama: Kush e pi njëherë po njëherë jo nuk vetëpastrohet…

Rama: Kjo dr/rezolutë është ajo që i duhet nga ky parlament rep së Shqipërisë për të mbështetur anëtarësimin në BE, në vitin 2030.

Janë fantazuar qëllime të fshehta, si vënja nën kontroll e SPAk, apo që jemi kujtuar pas 10 vjetësh të luftojmë korrupsionin. Jemi në luftë që prej 10 vjetësh.

SPAK është ilaç i hidhur që o e pi ose vdes, kush e pi njëherë po njëherë jo, jo nuk ka shanc të vetëpastrohet, por zgjat agoninë që tretet siç po treteni ju te rrugica e shpresës

Continue Reading
Advertisement

TRENDING