Thinking ...
Connect with us

showbiz

E rëndë/ Xheneta Fetahu aksidentohet, publikohet makina e shkatërruar

Xheneta Fetahu ka shqetësuar ndjekësit e saj pasi ka publikuar në rrjetet sociale pamje të automjetit të saj të dëmtuar.

Në një fotografi të publikuar në Instagram Story, automjeti shfaqet me dëmtime dhe gërvishtje të konsiderueshme në pjesën anësore. Pamjet kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa vetë Fetahu nuk ka dhënë në këtë moment detaje të plota se çfarë ka ndodhur.

Krahas fotografisë, ajo ka shkruar një mesazh ku shprehet se ka përjetuar frikë të madhe nga ngjarja.

“Moti s’jam tut si sot!”, shkroi Xheneta.

Nga publikimi nuk bëhet e qartë nëse dëmtimet janë shkaktuar nga një aksident, përplasje apo nga një rrethanë tjetër. Deri në këtë fazë, nuk ka të dhëna të tjera të bëra publike nga Fetahu lidhur me ngjarjen.

Advertisement