Connect with us

Sport

Eksperti i merkatos tregon skuadrat që Chelsea refuzoi për Armando Brojën

Armando Broja është pjesë e rëndësishme e Chelsea-s në Premier League. Kontrata e 22-vjeçarit deri në verën e 2028 si dhe këmbëngulja e Bluve të Londrës për ta mbajtur në ekip, ka sjellë edhe reagimin e ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano. Italiani tregon se klubi londinez ka refuzuar oferta nga Milani dhe West Hami, duke dashur t’i besojë minuta sulmuesit të Kombëtares kuqezi. “Kishte kontakte verbale nga Milani, West Hami dhe një tjetër klub gjatë kësaj vere për Brojën, por Chelsea vendosi që të mos i diskutonte këto propozime pasi ata dëshironin të besonin te Armando me bordin drejtues dhe Pochettinon në të njëjtën linjë mendimi”, ka shkruar Fabrizio Romano.

Kujtojmë se pas nëntë muajve Broja u rikthye në fushë për Chelsea-n nga një dëmtim i rëndë në gju. Trajneri Pochettino i dha disa minuta në fundin e ndeshjes kundër Aston Villës fundjavën e shkuar në “Stamford Bridge”, fituar nga miqtë 0-1.

 

Sport

Barcelona mendon rikthimin e Luis Enriques

Barcelona vendosi të vazhdonte bashkëpunimin me Xavi Hernandezin. Pasi deklaroi, fillimisht, se do të largohej në fund të sezonit, trajneri bëri prapakthehu dhe u bind nga katalanasit për të qëndruar dhe një tjetër vit.

Klubi “blaugrana” ka filluar menjëherë të mendojë për atë çfarë e pret në vitin pasardhës. Emri i parë në listën e dëshirave për të drejtuar ekipin është Luis Enrique.

Enrique gëzon vlerësim maksimal në hierarkinë e Barcelonës, por edhe te tifozët, për trashëgiminë që ka lënë në skuadër.

Trajneri spanjoll fitoi “tripletën” e famshme me ekipin “blaugrana” në vitin 2015, duke ndjekur të gjitha principet e lojës katalanase, duke aplikuar tiki-taka-n dhe një futboll dëfryes.

Ndryshe nga periudha e parë kur mori në drejtim Barcelonën në 2014, eksperienca e radhës për Enrique-n tek katalanasit, për të cilën mund të hiqte dorë menjëherë nga PSG, do të jetë ndryshe.

Pasi Barcelona ka nevojë për ndërtim nga e para, ndryshe nga periudha e para 10 viteve, kur katalanasit ishin ekipi më i mirë në botë.

Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat deri në fund, por aktualisht Barcelona e ka gjetur zëvendësuesin e Xavi Hernandezit, kur 44-vjeçari të largohet në vitin 2025.

Continue Reading

Sport

PSG nuk ia del, Dortmund finalisti i parë i Champions League

Borussia Dortmund është finalisti i parë i Champions League për sezonin 2023-24, ndeshje e cila do luhet më 1 qershor në Uembley të Londrës.

Gjermanët fituan po 0-1 kundër PSG-së në gjysmëfinalen e kthimit në “Parkun e Princave” në Paris, rezultat i njëjtë me duelin e një jave më parë. Me rezultatin e përgjithshëm 2-0 Dortmundi eliminon PSG-në dhe kthehet pas 11 vitesh në finalen e Champions League.

Dueli i mbrëmjes së sotme u vendos nga Matts Hummels në minutën e 50-të. Krosimi i Brandt nga këndi u shfrytëzua mirë nga mbrojtësi, që me kokë mposhti Donnarumman.

PSG u përpoq të reagonte dhe goditi katër herë shtyllën, por pa mundur të gjente rrjetën. Në fund të 190 minutave Dortmundi merr biletën e parë të finales dhe pret ndeshjen e nesërme mes Real Madrid – Bayer Munich (2-2) për të mësuar rivalët.

Nuk përjashtohet mundësia që pas 11 vitesh të përsëritet finalja e 2013 mes Dortmund dhe Bayern Munich, fituar nga bavarezët. Kujtojmë se Dortmund e ka fituar Champions League në vitin 1997.

Continue Reading

Sport

Vera e “divorcit”, Broja dhe Chelsea drejt ndarjes së rrugëve, e ardhmja në pikëpyetje

Armando Broja po mendon seriozisht të ndajë rrugët me Chelsean në fund të sezonit. Pas një periudhe të gjatë “shtegtimesh”, sulmuesi shqiptar e ka kuptuar se te Blutë e Londrës te gjesh hapësira është një mision i vështirë.

Aktualisht Broja luan te Fulham si i huazuar dhe do të kthehet te Chelsea në verë, por si duket vetëm përkohësisht. Për lojtarin e Kombëtares ka interes nga klube të ndryshme, por duhen parë me detaje ofertat, të cilat për të bindur gjigandët anglez, duhet të jenë të kënaqshme

Continue Reading

Sport

Trajneri i Dortmund: Të shkojmë deri në fund të këtij rrugëtimi, ndaj PSG japim shpirtin në fushë

Numri një i stolit të Dortmund, Edin Terzic doli në konferencë para aktit të dytë gjysmëfinal në Champions ndaj PSG.

“Dy skuadrat u përballën edhe në fazën e grupeve dhe në Parc des Princes u mbyll 2-0 për vendasit. “Ne nuk ishim të kënaqur me ndeshjen këtu në Paris. Në atë kohë ne nuk kishim folur ende me njëri-tjetrin dhe po përpiqeshim të kuptonim diçka, kështu që morëm një qasje mbrojtëse”

“Kemi pasur shumë biseda. Para ndeshjes plani dukej mjaft i mirë, por ekzekutimi nuk ishte i mirë. Na mungonte guximi. Javën e kaluar në Dortmund treguam se mund të bëhet në një mënyrë krejtësisht tjetër”, shtoi ai.

“Nëse kemi arritur deri këtu, duam të bëjmë edhe më mirë dhe të shkojmë deri në fund për të fituar titullin. Kemi një ëndërr të madhe dhe mezi presim ta realizojmë atë. Ajo që bëmë javën e kaluar mund të mos jetë e mjaftueshme. Ajo që nuk na pëlqeu ishte se kishim katër lojtarë që mbroheshin kundër Mbappé. Ne gjithashtu e dimë se ata do të bëjnë më mirë nesër, kështu që duhet të gjejmë ekuilibrin që nuk e kishim javën e kaluar” – Tha ai,

Continue Reading

Sport

Kualifikohet në Madrid, Gnabri sfidon Realin

Serzh Gnabri nuk ka asnjë diskutim se Bajern Mynih do të sigurojë kualifikimin në fushën spanjolle. Ai e ka vendosur theksin te shfrytëzimi i rasteve.

Flet sulmuesi – “E dinim se nuk do të ishte aspak e lehtë transferta në Shtutgart. Ata kanë krijuar grup shumë kompakt si në kundërsulme, ashtu edhe në mbrojte. I përgëzoj për guximin. Mendoj se ishim të barabartë në fushë, të paktën deri në minutën e 75′. Në fund humbëm përqendrimin dhe pësuam golat.

Kemi marrë me vete elemente pozitive, pavarësisht rezultatit. Mënyra sesi ekipi u soll në kushte jo normale ndaj Shtutgartit më pëlqeu. Ndonëse u evidentuan mungesa të rëndësishme në reparte të caktuar, ia dolëm të mbanin linjë konstante, e cila ndryshoi rrjedhë vetëm në minutat e fundit. Ndeshja me Realin është në derë dhe pres që ekipi të mos fal asnjë rast përpara kuadratit mik.

Humbëm disa shanse të arta shënimi duelin e parë. Saktësia do të jetë kryefjala karshi madrilenëve. Jam i sigurt se do të zgjidhim çështjen e kualifikimit me fitore në Spanjë”, përfundoi Serzh Gnabri.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING