Connect with us

Kronike

EMRI/ Priste kokainën në Angli që i sigurohej nga Shqipëria, policia identifikon dhe shpall në kërkim 37-vjeçarin

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim pritësin e kokainës që u kap në Portin e Durrësit, 37-vjeçarin Fatbardh Cunin.

Ai do të priste drogën në Angli, për të vijuar më pas me shpërndarjen dhe shitjen e saj atje. Ndërkohë, po bashkëpunohet ngushtësisht me autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, për të bërë të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Kujtojmë se më herët në prangat e policisë në Durrës ranë 38-vjeçari Arjan Doci dhe 39-vjeçari Mentor Cuni, të cilët janë kushërinj

Policia kufitare në portin e Durrësit e gjeti drogën pas kontrollit të ushtruar në një fugon me targa angleze, pas dyshimeve për sende të paligjshme dhe pas skanimit u zbuluan të fshehura 7 pako kokainë.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për mos t’u kuptuar nga qentë anti-droge.

Top Channel mëson se furgoni ku u gjet kokaina i përkiste kompanisë “Bledi Trans”, e cila transportonte sende dhe pako nga komuniteti shqiptar në Angli dhe i sillte ne Shqipëri. Furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri – Itali – Angli.

 

Advertisement

TRENDING