Connect with us

Bota

Evakuuimi nga ishulli i Rodosit, më masivi nga zjarret në vend

Rreth 19,000 persona janë evakuuar nga ishulli grek i Rodosit ndërsa zjarret vazhdojnë për të gjashtën ditë në tre fronte, thanë autoritetet greke të dielën. Ministria e Ndryshimeve Klimatike dhe Mbrojtjes Civile tha se ishte “evakuimi më i madh nga zjarret në vend”. Policia lokale tha se 16,000 vetë u evakuuan nga toka dhe 3,000 nga deti nga 12 fshatra dhe disa hotele. Gjashtë persona u trajtuan për një kohë të shkurtër në një spital për probleme me frymëmarrjen. Një person që ra dhe theu këmbën gjatë evakuimit në hotel dhe një grua shtatzënë mbetën të shtruar në spital. Autoritetet thanë se gruaja ishte në gjendje të mirë. Agjencitë turistike TUI dhe Jet2 anuluan fluturimet për në Rodos. Jet2 tha se po anulonte pesë fluturime të rregullta për pasagjerët për në ishull të dielën, por do të dërgonte avionë në Rodos për të evakuuar klientët e vet.

TUI tha se po anulonte të gjitha fluturimet për në ishull të paktën deri të martën. Një agjent i një kompanie turistike në Rodos, Stelios Kotiadis konfirmoi për Associated Press se evakuimi po bëhej me nxitim.

“Ka pasur panik. … Autoritetet ishin të mbingarkuar,” tha ai. Megjithatë ai shtoi se hotelet e braktisura “janë në gjendje shumë më të mirë sesa njoftohet në mediat sociale. … Ata do të jenë gati të rihapen shumë shpejt nëse Mbrojtja Civile hap dritën e gjelbër.”

Zoti Kotiadis tha se ai dhe agjentë të tjerë udhëtimi dërguan autobusë në juglindje të ishullit për të marrë turistët e evakuuar. Ai shtoi se 90% e turistëve të evakuuar janë nga vendet evropiane.

Ambasadori britanik në Greqi, Matthew Lodge, tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po dërgonte një ekip të shpejtë për t’u shërbyer shtetasve britanikë në Rodos.

Ministria e Punëve të Jashtme greke tha se po dërgonte personel në Aeroportin Ndërkombëtar të Rodosit për të ndihmuar turistët e huaj që kanë humbur dokumentet e udhëtimit.

Zëdhënësi i Brigadës së Zjarrfikësve, Yannis Artopios tha se deri të dielën pasdite, 266 zjarrfikës dhe 49 automjete zjarrfikëse po punonin në terren, së bashku me qindra vullnetarë.

Dhjetë avionë zjarrfikës, përfshirë dy nga Franca, dy nga Turqia dhe një nga Kroacia, si dhe tetë helikopterë po veprojnë në atë zonë. Bashkimi Evropian ka dërguar përforcime të konsiderueshme.

“Mbi 450 zjarrfikës dhe shtatë avionë nga BE-ja janë dislokuar në Greqi ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në të gjithë vendin”, tha të dielën në Twitter Komisioneri i BE-së për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic.

Në pjesën malore të Rodosit, një front aktiv i zjarreve, zjarrfikësit janë përpjekur të ndalojnë përhapjen e flakëve në pyjet e dendura aty pranë.

Temperaturat në Greqi vazhduan të ishin të larta të dielën. Që para mesditës, temperaturat kishin arritur 38 gradë Celsius.

Disa nga të evakuuarit, përfshirë turistë, po strehohen në hotele të tjera, palestra dhe një qendër konferencash. Një kompani transporti ka ofruar një nga anijet e saj për strehim. Agjenti i udhëtimit, Kotiadis i tha agjencisë Associated Press se po përdoreshin tre anije.

Zjarre shpërthyen të dielën edhe në pjesë të tjera të vendit. Gjendja më e rëndë ishte në Evia, ishulli i dytë më i madh i Greqisë, ku autoritetet u thanë banorëve të katër fshatrave jugore që të evakuoheshin në qytetin Karystos, në perëndim të zonë ku po përhapej zjarri.

Zëvendësguvernatori i Greqisë Qendrore, Giorgos Kelaiditis, i cili ishte pranë njërit prej fshatrave, i tha agjencisë shtetërore ANA-MPA se situata është e vështirë:

“Zjarri mund të jetë 2 kilometra larg, por era është e fortë, tymi i dendur dhe është vështirë për frymëmarrjen,” tha ai.

Përveç Rodosit dhe Evias, autoritetet shpallën një pjesë të madhe të territorit grek, si zonën me rrezikshmërinë më të lartë nga zjarret. Një pjesë tjetër e vendit u deklarua si shumë e rrezikuar nga zjarret.

Bota

Një burrë plagos me thikë disa kalimtarë, policia rrethon zonën, panik te qytetarët

Një burrë me thikë sulmoi kalimtarët në qytetin zviceran të Zoffingen të mërkurën.

Bëhet me dije se të paktën dy persona janë lënduar. Siç raportohet mes të plagosurve është dhe një grua shtatzënë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu raportohet se shkolla është evakuar si masë paraprake dhe fëmijët janë të gjithë të sigurt. Ndërkohë i dyshuari ndaj sulmit me thikë është arrestua.

Continue Reading

Bota

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim”/ Reagon Putin për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Presidenti rus Vladimir Putin e përshkroi tentativën për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico mesditën e së mërkurës si një krim monstruoz. Gjithashtu Putin tha se e njeh kryeministrin sllovak si në njeri të guximshëm dhe me mendime të fuqishme dhe shpreson që këto cilësi ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë.

“Nuk ka asnjë justifikim për këtë krim monstruoz. Unë e njoh Robert Fico-n si një njeri të guximshëm dhe me mendim të fuqishëm. Shpresoj shumë që këto cilësi do ta ndihmojnë atë të mbijetojë në këtë situatë të vështirë”, tha Putin.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka rënë pre e një atentati ditën e sotme në Bratislavë. Gjithsej ishin 5 të shtëna që u qëlluan drejt tij, nga të cilat tre janë raportuar se e kanë kapur. Fico momentalisht ndodhet në duart e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Continue Reading

Bota

Hapi zjarr drejt kryeministrit Fico, autori identifikohet si shkrimtari i njohur sllovak

Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula është, sipas mediave sllovake, njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.

Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij.

Continue Reading

Bota

Atentati/ Presidenti i zgjedhur sllovak: I tmerruar nga sulmi ndaj kryeministrit Fico

Presidenti i zgjedhur sllovak Peter Pellegrini thotë se është i tmerruar nga atentati ndaj kryeministrit. Pellegrini tha se ishte i tmerruar kur dëgjoi se Fico ishte shënjestra e një atentati.

” Unë jam i tmerruar se ku mund të çojë urrejtja për një opinion tjetër politik. Ne nuk duhet të pajtohemi me gjithçka, por ka shumë mënyra për të shprehur mosmarrëveshjen tuaj në mënyrë demokratike dhe ligjore,” tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se mendimet e ndryshme politike duhet të shprehen në qendrat e votimit dhe jo me armë.

Continue Reading

Bota

Atentati ndaj kryeministrit sllovak/ Ku ndodhi sulmi?

Kryeministri sllovak Robert Fico ditën e sotme u qëlluar me armë zjarri. Kryeministri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Gjithashtu autori është arrestuar nga policia.

Ku ndodhi sulmi?
Kryeministri sllovak Robert Fico ishte duke përshëndetur njerëzit përpara një qendre komunitare kulturore në qytetin qendror Handlova në Sllovaki kur disa të shtëna u qëlluan nga një turmë. Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

Fiko u transportua me helikopter në një spital aty pranë përpara se të dërgohej më vonë në një spital tjetër në Banska Bystrica, në lindje të Handlova.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING